• |
ide | kryesore

Dosja për kamionin me drogë në Durrës/ SPAK e merr përsipër, prokuroria lokale shpall moskompetencë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekuestrimi i mbi 11 kg kokainë në kontejnerin në portin e Durrësit do të hetohet nga Prokuroria e Posacme, SPAK. Prokuroria e Durrësit vendosi të shpallë moskompetencë për hetimin e kësaj dosje duke e kaluar atë në SPAK. Me kërkesë të prokurorit Bledar Bejko, sipas të cilit kjo cështje i përket krimit të organizuar, hetimet për kokainën e sekuestruar në Durrës do të hetohen nga Prokuroria e Posacme.

Kokaina u sekuestrua mesditën e 13 korrikut në portin e Durrësit, në një kontejner që transportonte banane nga Ekuadori për llogari të kompanisë “Alba Exotic fruit”.

Kontejneri ishte nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes ishte në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit. Aty qëndroi për 2 ditë dhe më pas mëngjesin e 29 majit u nis drejt Marokut të Afrikës së Veriut. Edhe në këtë ndalesë, kontejneri qëndroi për një kohë relativisht të gjatë, nga data 16-24 qershor. Nga Maroku, kontejneri udhëtoi drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *