• |
ide | kryesore

Infermieri i spitalit në Fier ngacmon seksualisht nënën e re, rrezikon 2 vite e 4 muaj burg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital privat në Fier, ku një infermier ka ngacmuar seksualisht nënën e një fëmije të mitur, që kishte shkuar për ti bërë analizat mjekësore vajzës së saj.

Ngjarja është regjistruar fillimisht në 21 tetor 2020 dhe më pas është ripërsëritur sërish në 26 tetor, ku infermieri ka kryer ngacmimin seksual të nënës së re, duke e prekur atë në vendet intime. E gjitha ka ndodhur brenda një dhome konsultimi të spitalit.

Për këto gjeste të pahijshme dhe aspak profesionale, “Ora News” raporton se infermieri 30 vjeçar, A. Ll., është marrë i pandehur nga prokuroria e Fierit, e cila i ka komunikuar akuzën e “Ngacmimit seksual”.

Në dosjen e hetimore thuhet se infermieri ka kryer veprime të pahijshme, veprime të një “hamshori maniak”, ndaj një nënë të re,e cila ishte paraqitur në ambientet e spitalit privat për hallin e fëmijës dhe jo për tu dëfryer me infermierin e spitalit.

Për shkak të provave të grumbulluara, këtë javë prokuroria ka kërkuar dënimin e A. Ll. me 3 vjet e 6 muaj burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, prokuroria përfundimisht ka dalë në kërkesën për dënimin e tij me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Pritet që javën e ardhshme për këtë çështje të shprehet gjykata e Fierit, nëse do e dënojë ose jo infermierin e spitalit privat.

“Shtetësja me inicialet B.B, ka shkuar në spital për tu interesuar lidhur me disa analiza biologjike që do i bënte vajzës së saj të mitur. Takimin e parë e ka kryer me infermierin A. Ll. në datën 21 Tetor 2020, ku ai e ka ngacmuar seksualisht. Kjo gjë i ka bërë përshtypje gruas së re, por nuk i ka treguar njeriu, pasi e ka trajtuar si diçka të momentit dhe që nuk do përsëritej më.

Por kur është paraqitur në datën 26 Tetor, sërish i njëjti infermier e ka ftuar për konsultim në një dhomë të spitalit dhe aty ka filluar ti flasë për rezultatin e analizave. Njëherësh teksa fliste, infermieri i ka nxjerrë vajzës së re, organin gjenetial dhe ka filluar ta prekë atë në vendet intime. Shtetësja B.B, është larguar e tmerruar dhe pasi ka shkuar në shtëpi i ka treguar këtë ngjarje bashkëshortit të saj” – thuhet në dosje.

Burri e ka marrë në telefon, infermierin duke i kërkuar llogari se çfarë ishin ato veprime të turpshme dhe të ulëta me gruan e tij, në ambientet e spitalit. Por infermieri e ka mohuar këtë fakt. Për të mos e zgjidhur çështjen privatisht dhe për të mos shkuar në personalizimin e problemit, burrë e grua janë paraqitur në policinë e Fierit, duke kallëzuar penalisht infermierin e spitalit privat.

Në polici është thirrur dhe pyetur edhe infermieri 30-vjeçar, i cili ka mohuar gjithçka nga ato që ka pretenduar gruaja. Por pas bërjes së denoncimit dhe hyrjes në lojë të prokurorisë, infermieri ka dërguar njerëz të afërm të tij në shtëpinë e gruas së re, duke i kërkuar falje për atë që kishte ndodhur në ambientet e spitalit. Tashmë për këto veprime të ulëta të ngacmimit seksual në ambientet e spitalit, infermieri, A. Ll., rrezikon një dënim prej 2.4 vite burgim nga gjykata e qytetit të Fierit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *