• |
ide | kryesore

Iu kapën 11 kg kokainë në Durrës/ Bajron Gumeni: S’kam lidhje fare me drogën!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për Bajron Gumenin i cili është administrator i kompanisë “Alba Exotic Fruit” në kontejnerin e së cilës u kapën 11.6 kg kokainë në portin e Durrësit.

Bajron Gumeni u arrestua në lidhje me kokainën e kapur dy ditë më parë në portin e Durrësit. Ai është administrator i firmës kompanisë që importon banane dhe në kontejnerin e djeshëm u kap një sasi prej 11 kg e 650 gram kokainë e cila ka qenë e vendosur në impiantin e kondicionerit, ndërkohë që ishte ambalazhuar në 14 pako.

Gumeni është shprehur se nuk ka lidhje fare me drogën e kapur, ndërsa ka shtuar se kompania ka porositur vetëm banane. Ndërsa droga në kontejneri ishte vendosur jashtë sipas tij.

“Nuk kam lidhje fare me drogën. Kemi porositur vetëm ngarkesën me banane. Droga nuk ishte në kontejner por ishte improvizuar në një vend të posaçëm, në pjesën fundore të kontejnerit.” mësohet të ketë thënë Gumeni.

Në lidhje me sasinë e kapur të lëndës narkotike këtë të martë në Durrës është arrestuar Barjon Gumeni, administrator i firmës dhe një punonjës tjetër me emrin Jurgen Osmani. Ndërkohë Gumeni rezulton të jetë vëllai i pronarit të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti.

Sipas informacioneve, ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga porti i Pireut dhe ka mbërritur në Porin e Durrësit në 11 korrik. Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *