• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca për Adriatik Llallën, mungon avokati Sokol Hazizaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Seanca për Adriatik Llallën është shtyrë me 29 korrik. Shkak është bërë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj dhe Llalla ka kërkuar që vendimi të jepej në prani të tij. Kjo kërkesë është pranuar nga GJKKO, megjithatë Hazizaj nuk ka shpëtuar. Ai është gjobitur me 20 mijë lekë për shkak se mungonte pa arsye.

Fillimisht çështja në shkallë të parë ishte ndjekur nga prokurori Klodian Braho, e ndërsa SPAK ka vendosur ndryshimin e tyre duke ia lënë në dorë 2 prokuroreve Manjola Kajana dhe Enkelejda Millonai.

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.

Ish-kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO për fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *