• |
ide | kryesore

Trashëgimia Tushe në Lushnjë/ Kryetarin e zëvëndëson ish-shefja e tij e kabinetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eriselda Sefa do të jetë kryetarja e re e Bashkisë Lushnje. Ajo u votua nga 34 anëtarë të Këshillit Bashkiak, me 29 vota pro, 4 vota kundër dhe 1 abstenim. Sefa më herët ka qenë kryetare e FRESSH për Lushnjën, më pas shefe e kabinetit të Fatos Tushes dhe më pas nënkryetare e Bashkisë.

Duket se me arrestimin e Tushes graviteti i pushtetit nuk do të lëvizë në të njëjtin qerthull të njerëzve që kanë punuar me të edhe më parë. Ky ishte mandati i katërt i Tushes në Lushnjë, që më parë ka qenë deputet i PS.

Kjo situatë e jashtëzakonshme vjen pas shkarkimit nga detyra të Fatos Tushes, i cili u arrestua nga SPAK për abuzimin me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të sy fshatrave.

Aktualisht bashkia Lushnje ka dy nënkryetarë, Gentian Nushin dhe Eriselda Sefan.

Pas fillimit të mbledhjes Gentian Nushi njoftoi tërheqjen nga gara pasi sipas tij duke pasur pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste nuk mund ta kryejë funksionin e kryetarit të bashkisë Lushnje.



3 Comments

  1. Mafia…….,nuk ka brire !Duhej te arrestoheshin edhe dy nenkryetaret por Partia e keiminalizuar ne bashkpunim me drejtesine e “pavarur” nuk duhej te godisnin keto dy monstrat,qe jane njesoj bashkfajtore sa edhe Tusha !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *