• |
ide | kryesore

Analiza e Kuvendit/ Fjalimi i Mark Markut grisi fasadën e spektaklit të Bashës

-Instant, Kryesore



Nga njëra anë, pa ndërhyrjen e Mark Markut,  Kuvendi i jashtëzakonshëm i PD-së do të kishte qenë një paradë vaniteti, ku parakalimi i fustaneve të deputeteve të ardhshme do të mbushte kronikat rozë, ndërsa fjalimet bajate të figurave të njohura do të pushtonin titujt e faqeve opozitare.

Por nga ana tjetër, qëndrimet që mbajti deputeti i Lezhës e nxorën krejt bllof fjalimin e lodhshëm, të stërgjatur dhe pa bosht të Lulzim Bashës. Mjafton që ata që kanë pasur nerva për ta ndjekur këtë shfaqe politike në pik të verës, te kenë marë mundimin të krahasojnë dy qëndrimet, ato të Markut dhe ato të kryetarit, për të kuptuar se sa bosh ishte ky i dyti.

Basha zbriti në skenë me një fallcitet absurd, i shoqëruar nga një zë i panjohur, gjysëm mashkulli gjysëm femre, që i ulëriste sallës emrin e tij. Ky ceremonioalitet i tepruar, që mund të bëhet gjatë fushatave me kundërshtarët politikë ishte krejt i pavend, në një bashkëbisedim me familjen tënde politike. Ai shprehte vullnetin për ti’u imponuar të tjerëve me anë të formës dhe jo të ideve.

Por edhe idetë mungonin tërësisht në fjalimin e Bashës. Nëse dikush do ta dëgjonte thjeshtë në audio dhe pa figurë, tek fliste për vdekjet e shumta nga pandemia, për cinizmin qeveritar me pasojat e tërmetit, për korrupsionin galopant, për lidhjet me krimin, për blerjen e votës, mund ta kishte ngatërruar me çdo fjalim të ngjashëm të para 25 prillit. Akoma dhe më tej, ai mund të dukej si një tekst i kopjuar nga koha e çadrës, nga periudha e djegjes së mandateve, sepse përsëriste të njëjtat motive. (Shihe ketu https://fb.watch/6OOVTbR-2a/)

Me përjashtim të konceptit se humbja i bën partitë më të forta, që është shndruar në anekdodën qesharake të studiove televizive, Basha nuk tha asgjë. Ata që prisnin të dëgjonin se si duhet reaguar ndaj një diktature në instalim e spiër, mbetën të zhgënjyer. Ata që donin të dinin se ç’rrugë duhet ndjekur tani që Rama ka fituar tre beteja elektorale rradhazi, dhe fiton edhe sa të dojë të tjera në vazhdim, me sistemin kriminal që ka ngritur, nuk morën përgjigje. Ata që ishin kuriozë se si duhet të ndryshojë PD në këtë situatë të jashtëzakonshme u bënë pre e monotonisë që vazhdon prej tetë vitesh.

Fjalimi i Bashës ishte ai i një burokrati tipik, që bën korrektesisht detyrat e shtepisë brenda orarit zyrtar, por nuk ka as imagjinatën për të prodhuar zgjidhje dhe as forcën për ti vënë në jetë ato.  Ai karakterizohej nga banaliteti për të servirur si normale, një situatë krejt anormale.

Gjithçka do të kishte shkuar fjollë, demokratët do të ktheheshin në shtëpi të ushqyer si gjithnjë me të njëjtën lugë të zbrazët, sikur para tyre mos kishte klithur zëri i vetmuar i Mark Markut.

Ai e grisi perden e këtij kuvenbdi fasadë. Ai u distancua nga ky normalitet i remë. Ai denoncoi një opozitë që shërben si dekor i regjimit dhe që është bërë pjesë e një kaste, ku demokracia e brendëshme ka vdekur, ku aftësia për ti folur krejt shoqërisë është shuar, ku forumet janë servile dhe jo vendimarrëse.

Pra, qëndrimi i tij ishte ndryshimi i ekuacionit për një parti që është zhytur në letargji. Fitorja e tretë e Ramës do një lloj përgjigje të reja nga sa është provuar deri më tani dhe kjo nuk mund të bëhet me të njëjtën rrugë që di të propozojë Basha. Prandaj Mark Marku hodhi idenë e rithemelimit të PD-së mbi baza krejt të ndryshme.

Fjala e tij kishte kuptim pasi ajo nuk u bë as në kontekstin e rivalitetit me kryetarin, as me ambicien për ti zënë vendin atij. Madje ai ka qenë mbështetës i Bashës edhe në zgjedhjet e fundit, ndaj dhe propozimet i ngjajnë një shqetësimi real për të mirën e opozitës.

Por në fakt, me mënyrën se si foli dhe duke u krahasuar me qëndrimet amorfe të Bashës, Mark Marku i la një hije të madhe këtij kuvendi fasadë: ai e bëri shumëkënd të ngrejë pikpyetjen: Edhe në rastin hipotetik që PD mund të transformohej realisht, a është kryetari zyrtar, njeriu i aftë dhe i zoti që mund ti prijë atyre?

Në këtë prizëm, ndonëse nuk vihhet në dyshim qëllimi i iluminuar për të ndihmuar PD- në, Marku i nguli Bashës thikën më të helmët, që për vendin dhe kohën kur u bë, kishte një forcë më të madhe sesa ato që i vijnë nga armiqtë e tij.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Fjalimi i Mark Makrut me gjithe mend qe e grisi fasaden e show-t te Bashes por ne fund edhe vete Marku i beri mutin fjalimit me ate krahasim idiotesk qe beri . Ishte tamam si qershia mbi tort e nje karagjozlleku kolektiv . Nuk mund te ndodhte ndryshe . Keta jane ne delir dhe flasin perçart edhe kur humbasin , imagjinoni nese keta idiot do te ishin fitues ? Te besh spektakel edhe kur humb , vetem sherbetori i palloshit dhe i sorosit zbasha mund ta bente . Keta nuk e kane kuptuar ende se jane ne zhdukje e siper si specie .

  2. Perveç Markut pothuajse gjithe te tjeret bene vetem elozhe per eliten drejtuese te PD-se dhe sidomos Bashen . Akuzuan kedo por vete nuk mbajten asnje pergjegjesi . Mire akuzat ndaj te gjatit qe jane te sakta 100% , te gjithe e pranojme masakren qe ai te beri e na beri , por nuk na the : ti ça bere gjate kesaj kohe ? A nuk na dole garant ne mbrojtje te votes ? Mire akuzove te gjatin , po me popullin ç’pate qe e akuzon ? Ne vend qe ti beshe pyetjen vetes pse njerezia preferoi te rri nen sundimin e te gjatit dhe hajduteve e krimineleve qe i vine nga pas ? Pse preferuan qe tja shisnin voten atij ne vend qe ta ndeshkonin ? Pse nuk votuan per “ndryshimin” qe ti trumpetoje ?
    Mos valle nuk pane as edhe nje shprese te vetme tek ty ? Mos valle e kuptuan se ti vetem “ndryshimin” nuk perfaqesoje ? Mos valle midis dy maskarenjeve dhe genjeshtareve patetik si ti dhe i gjati ine , ata ja dhane voten atij qe ofroi me shume ? Do me thene , ate “biznes” te piset qe e bene ti me te gjatin tone per perfitime personale , e beri direkt vete populli per perfitimin e tij ? O Basha , nuk ka e nuk mund te kete popull budalla . Ata thjeshte e pane se sido qe te vepronin ishin te humbur , ata e kuptuan qe ti nuk ishe ndryshimi por hajduti i radhes dhe prandaj ata u treguan pragmatista . Gjithsesi ti nuk mund te akuzosh popullin tend se u shit . Ti mund te akuzosh kedo por kurre popullin per zgjedhjen qe bene . Nje postulat i vjeter thote : populli ka te drejte edhe kur gabon .

    Perveçse nuk pranove te beje ndryshime radikale para zgjedhjeve , perveçse u tregove miop e delirant gjate proçesit zgjedhor , perveçse nuk pranon gabimin dhe fajin tend per humbjen , me e keqja eshte se ti vazhdon te insistosh e persistosh ne marrezine dhe delirancen tende i shoqeruar nga kori i servilave dhe puthadorasve qe te shoqerojne . O Basha thirri mendjes , nese vazhdon keshtu kryetarlliku jot dhe PD-ja mbas pak vitesh do resht se ekzistuari . Por mos harro dhe veji gishtin kokes , PD-ja nuk eshte prone e jotja , eshte prone e te gjithe demokrateve , eshte aset kombetar .

    P.S. z. Mark , fjalimi yt ishte me i miri nder fjalimet por me ate karhasim qe bere ja zbehe shume bukurine . Minimalisht duhet te kerkosh ndjese .

    1. “Fjalimi” i Markut na qenka fjalimi”më i bukur” në Kuvendin e PD ?????
      Po çfarë tha Marku ndonjë mendim të tij origjinal se çfarë duhet të bëjë konkretisht PD për të rrëzuar nga pushteti Ramën ?
      Asgjë .
      Përsëriti si papagall ca “rekomandime” të akademikut Fuga duke dashur me këtë të na thotë se më të aftët për të udhëhequr pushtetin në Shqipëri, na qenkan vetëm intelektualët “profesorë universiteti”.
      E pra meqë PD e ftoi ate që ti bashkohej edhe një herë kësaj partie së cilës i pati dalë kundër kur ishte zgjedhur deputet në qeverinë Berisha, duhej që ti jepte atij medoemos një post të lartë si “ekspert i komunikimit”.
      “Ekspert të komunikimit” e quan veten edhe një djalë i ri me mjekër e mustaqe me mbiemrin Zylo që mediat socialiste e nxjerrin shpesh për të sulmuar PD e Bashën, e që më kujton personazhin e njohur të një libri të Dritero Agollit.
      Edhe ky si Marku, mban “fjalime” në ekranet televizive duke ju referuar citateve të marë nga figura të shquara të botës intelektuale, manierë tipike kjo e pseudo intelektualëve për ta treguar veten erudit .
      Mark kritizeri hodhi fare poshtë Kuvendin e PD duke e quajtur një “Kuvend absurd” por ama nuk dha asnjë mendim konkret se çfarë do të bënte ai po të ishte në rolin e kryetarit të PD në kushtet e regjimit totalitarist që ka vendosur Rama.
      Marku nuk ishte i aftë që të organizojë edhe simdikatën e profesorëve të universiteteve gjatë protestës së studentëve, e si mund të dalë ai me kritika kundër liderit aktual të PD , Bashës, që ndonëse i sulmuar nga të gjithë krahët e lapangjozëve majtistë e karrieristëve egoistë të djathte, megjithë “hijen e rëndë” të Beishës, arriti ta dominojë lidershipin e opozitës shqiptare ?
      Të kuptohemi, se nuk jam kundër kritikave për liderin.
      Por sepse më lë një shije të keqe abuzimi me mendësi komuniste propogandistike e mohimit të rolit të liderit, (kryetarit) duke folur me demagogji populiste për rolin e “udhëheqjes kolektive”.
      Sigurisht që normat e demokracisë kërkojnë përplasjen e mendimeve, porse vendimi meret mbi bazën e shumicës e jo të disa kritizerëve të sëmurë

  3. Kur thuhet PD-ja kuptohet Berisha, dhe kur thuhet Berisha kuptohen Partia Demokratike, si dikur per Leninin dhe per Partine Komuniste te Bashimit Sovjetik

  4. Të gjithë mendje “ ndriturit” i përkasin periudhës së hajdutllikut kolektiv PD-LSI të viteve 2004-2013. Jo pak janë ish-spiunë sigurimi, të tjerë ish-antarë të PPSH dhe pothuajse shumica janë individë që në karakter, dinjitet, moral dhe familje, nuk kane asnjë lidhje me qendrën e djathtë.

    Burra qe ju kanë ikur gratë, gra qe ju kane ikur burrat, bura që duan burra dhe kopil hibridë që nuk dine kë kane prindër biologjik. Pale kur pashë listën e menderë kanidatëve për këshillë kombëtar që më erdhi për të dh …..

    1. Që të frymëzohesh më shumë atje ku shkon për të dhj…., mer me vete edhe foton nudo të EDramës apo portretin me kokë katërqoshelie të intelektualit nga Librazhdi , numurit 2 të PS

  5. Basha tani eshte super qesharak dhe eshte per te gjithe popullin nje objektiv per tallje! Nuk e ndihmon fare mbeshtetja e Grides qe eshte ne krize identiteti (pamje me sy super te nxire dhe look all sex appeal), as Gaz Bardhi qe perflitet per krize seksualiteti (homo apo straight), etj si puna e Salianji dhe Co. Pa heq Bashen nga funksionet drejtuese PD eshte e marre peng per pazaret e familjes Isufi. Basha eshte nje meme e madhe tragjikomike..as fshatari me i humbur nuk ka me besim te ai ..PD ka pas burra, tani jeni bere per tu qare hallin me analizat nga nje hicgje si Mark Marku!

  6. Për të gjithë ata që çvlerësojnë Pd nuk kuptojnë ose e bëjnë qëllimisht!!!!Në kemi hyrë në pothuaj në diktaturë jo më komuniste por në një diktaturë narkokriminale që është më e keqe se ajo Enveriste. Prandaj është e pa mundur të ndryshojmë gjërat ose do kalojë shumë kohë nëse mund të ndryshojë.

    1. Cfare diktature? Jeni bere si papagalle dhe nuk kuptoni dhe fjalet qe perseritni. PD beri gabime trashanike strategjike dhe ja la te gjithe pushtetet ne dore Rames – kuvendin, bashkite ne te njejten kohe qe sistemi gjyqesor nuk po funksiononte. Basha mendonte se populli do te votonte per PD me qe Partia Socialiste kishte fituar 2 mandate por nuk ariti ta bindte popullin. Te thuash qe humba zgjedhjet sepse Rama me vodhi votat tregon delirin e PD dhe Bashes

  7. Ju që kritikoni Bashën e ço e keni të kot ai as pjerdh hic për ne se e ka garantu me ato që ka rredh vedi pushtetin ,ai nuk don me qeverisë së është i pa aftë kështu që e qin vetët shef opozitë dhe ato do parë i vijnë ca po duhet qeveria ,për atë punë ai ka len ramen

  8. vlerat historike të PD-së duhen ruajtur, padyshim Berisha është në qendër të këtyre vlerave. Asnjë Parti Demokratike në botë nuk hedh të kaluarën e saj, vlerat dhe potencialin. Padyshim në kombinim me të renë, Basha vjen nga një edukim perëndimor, me një vizion më modern.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *