• |
ide | kryesore

Basha: 25 Prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, por PD doli më e fortë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit, masakrën më të madhe zgjedhore në historinë e pluralizmit në vend.


Lulzim Basha u shpreh se ndaj qytetarëve janë kryer padrejtësi nga qeveria e dështuar, duke nisur me blerjen masive të votave.


“Edhe pse 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, edhe pse çdo padrejtësi që mund të bëhej, u bë për të penguar ndryshimin, ne dolëm më të fortë dhe më të bashkuar, sepse të gjithë bashkë luftuam me mish dhe me shpirt për të ndezur besimin dhe shpresën e njerëzve se një Shqipëri më e mirë është e mundur.

Jo duke përdorur mjetet dhe modelin e Edi Ramës, por duke e përbuzur dhe refuzuar atë. Ne nuk hoqëm dorë nga mjetet e ndershme për të bërë politikë. Nuk u stepëm nga propaganda e shtrenjtë dhe meskine e regjimit, as nga llumi i krimit që sot është garniturë e një kryeministri ilegjitim, as nga oligarkët që si shushunja i janë turrur trupit të drobitur të Shqipërisë.

Ne luftuam dhe besuam, sikurse ende besojmë, se mund t’i ndryshojmë gjërat në këtë vend pa u bërë më të këqij, më të pabesë dhe më të korruptuar se Edi Rama,” tha Basha.

7 Comments

  1. Ky (Basha) do e coi PD nga fitorja ne fitore.
    O njerez budallenj, akoma nuk e keni kuptuar qe ky bastard eshte ortaku i Rames dhe plani i tyre eshte ta vjedhin, ta shkaterrojne dhe ti debojne Shqipetaret.
    Paskemi qene vertete popull trushpelare.

  2. PD kishte shume mundesi te dilte me e forte nga 25 prilli, por erdhi 13 qershori qe shkaterroi PD-ne. Autori dihet, eshte ortaku i Rames, LULZIM BASHA

  3. Te dhjere por krenare! Keto jane si ato fjalimet e Pleniumit te PPSH-se. Vari trapin, gjasme cun i studiuar ne Hollande! Nje “piece of meat” i shkuar dem!

    RROFTE UNITETI PARTI POPULL!

    LAVDI PPSH!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu