• |
ide | kryesore

Dronët turq/ Media greke: Bashkëpunimi i Shqipërisë me Turqinë, jashtëzakonisht i rrezikshëm!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kontrata e firmosur nga qeveria shqiptare me Turqinë për blerjen e dronëve ka shqetësuar Greqinë fqinje. Gazeta e njohur greke “Protothema” ditën e sotme ka bërë një artikull të gjatë për vendimin e Shqipërisë për të blerë dronë në Turqi, rreziku që mund të vijë në marrëdhëniet mes dy vendeve, Tiranës dhe Athinës, remitancat që shqiptarët në Greqi sjellin në atdhe, por edhe “xhelozia” për raportin me Italinë. “Përveç Turqisë, ka edhe “lojtarë” të tjerë më të vegjël në tabelën e shahut në Ballkan” nis artikulli.

“Turqia është ndër pesë prodhuesit më të mëdhenj të dronëve në botë dhe eksportet e saj po shumëfishohen. Dronët turq u përdorën nga Azerbajxhani në luftën në Nago-Karabak. Polonia u bë vendi i parë i NATO-s që u përgatit për të blerë dronë nga Turqia, pasuar nga Tunizia, Maroku dhe Ukraina (që, natyrisht, Vladimir Putin nuk do ta pëlqejë aspak). Nga ana tjetër, Shqipëria, u bë vendi i parë që bleu një sistem anti-dron të prodhuar në Turqi në vitin 2020.

Në Shkurt 2020, Turqia dhe Shqipëria nënshkruan një plan bashkëpunimi të mbrojtjes për të zhvilluar më tej sigurinë. Në fakt, në qershor të vitit 2020, parlamenti shqiptar ratifikoi bashkëpunimin që përcakton se Shqipëria do të blejë sisteme armësh të prodhimit turk. Në qershor 2021, Ministri i Brendshëm shqiptar Bledi Çuçi vizitoi njësinë e prodhimit të dronëve “Bayraktar TB2” në Stamboll.

Aty u ra dakord që Shqipëria të paguajë shumën prej 8.2 milionë € për blerjen e dronëve dhe në fakt buxheti shqiptar u ndryshua në 22 Qershor 2021 për të përfshirë 8.2 milionë € për dronët. Por sa kushton një dron? Një “Bayraktar TB2” kushton rreth 5 milionë dollarë, dmth afërsisht 4.2 milionë €. Shqipëria mund të blejë dy dronë “Bayraktar TB2” me shumën. Ne nuk e dimë nëse ka një marrëveshje tjetër dhe një çmim më të mirë për një mik besnik nga Turqia” shkruan artikulli.

Më tej shkrimi vazhdon duke theksuar se Shqipëria është e lirë që të bëjë çfarë të dojë, por ngre pyetjen se përse duhet të shqetësohet Greqia?

Shumë do të thonë se Shqipëria, si çdo shtet i pavarur, është i lirë të blejë aeroplanë, anije, dronë, armë etj nga ku dëshiron. Sigurisht që kjo është absolutisht e drejtë. Por le të shohim disa parametra që shqetësojnë Greqinë. Ne nuk na intereson, për shembull, nëse Polonia blen 24 dronë ose sa dronë do të blejnë Tunizia dhe Maroku. Por Shqipëria, e cila vetëm natyrisht nuk është një kërcënim për Greqinë, por në bashkëpunim me Turqinë mund të bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme”.

Por përse dhe cfarë e shqetëson Greqinë?

“Në kuadrin e NATO-s, Greqia monitoron me avionët e saj hapësirën ajrore të Shqipërisë, si dhe të Shkupit. Le të bëjmë një pyetje. Nëse avionët serbë shkelin hapësirën ajrore kombëtare të Shqipërisë, a do të nxitojnë avionët grekë t’i ndalojnë ato? Padyshim që po. Grekët dhe serbët të luftojnë në ajër për hir të Shqipërisë…

Le të shkojmë te dronet tani. A do të përdoren për të kontrolluar situatën në territorin shqiptar apo do të fillojnë të fluturojnë mbi Epirin dhe Jonin e Veriut? Nëse një gjë e tillë ndodh, si do të reagojë pala greke? Po nëse dronët shqiptarë fluturojnë mbi territorin grek?

Duke e mbyllur këtë kapitull, le t’i referohemi diçkaje që duket e pamundur, por askush nuk mund të përjashtojë atë. Në rastin fatkeq të një episodi të nxehtë ose konflikti midis Greqisë dhe Turqisë, çfarë roli do të luajë baza turke në Vlorë?

A ka menduar udhëheqja politike dhe ushtarake e Greqisë që atëherë mund të kemi surpriza të pakëndshme në kufirin tonë veriperëndimor? Dhe le të shpresojmë që të mos arrijmë në pikën e dëgjimit apo leximit të lajmeve se “dronët shqiptarë shkelën hapësirën ajrore kombëtare në zonën e prefekturës së Janinës dhe u përgjuan nga aeroplanët luftarakë grekë”. Sepse mbase do të na çojnë në situata të pakontrollueshme dhe të rrezikshme…” vijon më tej shkrimi.

Një tjetër pikë e nxehtë e shkrimit janë remitancat që shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi prej 3 dekadash kanë dërguar në atdhe. Gazeta greke shkruan se Shqipëria qëndroi në këmbë nga këto remitanca. Grekët bëhen “xhelozë” edhe për marrëdhënien e shqiptarëve me Italinë.

“Ne nuk e mohojmë që shumica e shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë janë të ndershëm dhe punëtorë. Shuma neto që “hyri” nga Greqia në Shqipëri në 2017, ishte 584 milionë euro. Ku është Turqia në këtë listë? Cila është oferta e saj, ajo reale, jo figurative për Shqipërinë. Nëse nuk do të kishte dërgesa nga Greqia, kryesisht dhe Italia në vendin e dytë, si do të ishte situata ekonomike e Shqipërisë?

Shqiptarët, mendojmë se kanë ndjenja mjaft miqësore ndaj italianëve (ata më tepër harrojnë imazhet e bashkatdhetarëve të tyre duke u hedhur në det nga anijet italiane në vitet ’90), por ky nuk është rasti me grekët, të cilët përballen me dyshime, madje urrejtje” mbyllet artikulli, i përkthyer nga abc.



19 Comments

  1. ne vetem per inatin tuaj duhet ta vazhdojme bashkpunimin o peredastet e greqise .
    Armiku i armikut tim eshte miku im .

  2. Asgje e re nga propaganda nacionaliste antishqipetare e grekeve. Gazeraret dhe analistet politik shqipetare nuk duhet ti zere gjumi por ti imponohen qeverise shqiperare ti shofi me skepticizen mardheniet e fqinjesise se mire me greket. Ne artikullin qe citon lapsi nuk behet e qarte per cilat territore ne epir dhe te detit jon ne veri behet fjale. Mos na kane aneksuar serish terriyor e nulndim gje!
    Qe ata nuk duan qe ne te kemi aleance me turqit kjo dihet, por qe dolen hapur dhe kundra italise kjo eshte per tu analizuar. Mbase duan nje shqiperi te dobet ushtarakisht dhe ekonomikisht qe ne nje moment te caktuar te behen bashke me serbet per te ndare plaçen.

  3. uje te zi ju nxjerrin greket emigranteve tane per cdo euro
    ato remitanca paguhen me djerse e gjak e jete qeni

  4. Të gjithë mendje “ ndriturit” i përkasin periudhës së hajdutllikut kolektiv PD-LSI të viteve 2004-2013. Jo pak janë ish-spiunë sigurimi, të tjerë ish-antarë të PPSH dhe pothuajse shumica janë individë që në karakter, dinjitet, moral dhe familje, nuk kane asnjë lidhje me qendrën e djathtë.

    Burra qe ju kanë ikur gratë, gra qe ju kane ikur burrat, bura që duan burra dhe kopil hibridë që nuk dine kë kane prindër biologjik. Pale kur pashë listën e menderë kanidatëve për këshillë kombëtar që më erdhi për të dh …..

  5. O njerez, po ju shplajne trute Qeveria ne bashkunim me Bushatin dhe Lapsin.
    Po ju shpeton nje detaj thelbesor, Dronet po i blen Ministria e Brendshme dhe jo Ushtria.
    Dronet jane te pa armatosur dhe do te perdoren vetem per te pergjuar dhe kontrolluar Shqiptaret.
    Kur tju vijne mend juve …

  6. ti hani karin greqise rofte ortodoksia greqia ka mik ameriken bazat e saj ne krete e bejne bythe turkun presim luften e madhe rofte bizani gjak nxirni nga bytha o breke grisur

    1. ja dhe ky injoranti nga Korca qe na foli per “bizanin” (nuk di te shkruaje as Bizanti)..Po ik i vlleh e mbaji pelenat Greqise e mos na u fut ne diskutim

  7. Po keta turqit kur u bene kaq dashamires? A ishin keta turq qe na shkaterruan dhe shfarosen per 500 vjet?!
    Ju pro turkut mos jeni valle turq dhe shkruani ne shqip te promovoni pushtimin e rradhes!????
    Shqiptare pasardhes te Skenderbeut nuk jeni, eshte e sigurte!

  8. Tani na ka ngel vetem te blejme edhe llastik sevda (prezervativ) dhe ilac lezet (viagra) te firmes bajrakar, made in turkey.

  9. Ja dhe nacionalizmi sot u botua. I shame te gjithe ne te djathte e ne te mengjer.. Nashti hame dreke e qetesohemi per “veprat patriotike” qe kemi bere sot!

    1. o pusht , ne nuk duam kurvat si ty dhe pushtat e greqise
      ne nuk duam gjakprishurit dhe pidharopshat grek e filogrek.
      ropt ku ti kini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *