• |
ide | kryesore

Dy “nonat” e informalitetit

2, Ide



Nga Boiken Abazi

Gruaja 77 vjeçare që shiste produktet bujqësore në rrugët e Tiranës dhe kapi vëmendjen e mediave dhe publikut, e kishte përmbysur vetë karrocën për t’i shpëtuar konfiskimit nga Policia Bashkiake që kishte ardhur ta largonte. Pas kësaj, “Nonës” i bënë edhe një “intervistë investigative” me kamera të fshehtë ku ajo tregon se kishte fituar 150.000 Lekë (të vjetra) atë ditë nga njerëz të panjohur dhe gazetarë që i kishin bërë bashkë paret për t’ia dhënë në solidaritet, pasi kishin parë ngjarjen. Sipas “investigimit” të kamerës së fshehtë, “Nona” e moshuar nga zonat rurale, e veshur në mënyrë të thjeshtë, “ia kishte hedhur të gjithëve”, por tani u “demaskua”! Megjithatë, “Nona” nuk u pyet nga kamera e fshehtë përse ajo punon përtej moshës së pensionit. Nuk u pyet nëse merr pension apo ndihmë sociale, dhe nëse i mjafton për të mbuluar minimumin jetik. S’e pyetën si i ka hallet në shtëpi dhe si ka ndikuar pandemia në familje. Ama, u “vertetua” se ajo kishte bërë “show” dhe NUK ia kishte përmbysur karrocën policia! Qytetarët nuk kanë pse të indinjohen tani me policinë, bashkinë, qeverinë, me rendin aktual në përgjithësi, apo jo!?

Le ta zhbëjmë demagogjinë e mercenarëve mediatikë që mbrojnë këtë rend. Kur flasin për informalitetin e të varfërve në rrugët e qytetit ata përmendin pastërtinë dhe estetikën, pa folur për llumin e parasë së krimit që hidhet për ngritje kullash të neveritshme që përçudnojnë qytetin e na zënë frymën përditë. Ata mbrojnë trotuarët nga “Nona” që tregton në informalitet, por heshtin për shembjen antikushtetuese të trashëgimisë kulturore, për shkatërrimin e parqeve dhe ngulfatjen e hapësirave publike nga lejet e ndërtimit pa kriter. Ata kritikojnë konkurrencën e pandershme kur denoncojnë të mjerët që punojnë në të zezë, por s’bëzajnë kundër pushtetit dhe oligarkisë së krimbur në pare që krijon monopole dhe përvetëson pasuritë kombëtare. Ata kanë për synim të na ngulitin në kokë një mendësi binare: formalja (e pastër) kundër informales (së pistë). Duan të na hutojnë duke na përçarë më shumë, sepse mund edhe të kthjellohemi e të bëhemi bashkë për të goditur sistemin që prodhon varfërinë dhe pabarazinë strukturore si për punëtorët në informalitet ashtu edhe për ekonominë formale.

Ekonomia jonë formale e ka informalitetin brenda, por edhe e prodhon ekonominë informale. Sistemi shtetëror ekonomiko-politik është ngritur dhe mirëmbahet nga informaliteti i lidhjeve që u shërbejnë interesave të ngushta. Klikat e pushtetit politik dhe ekonomik të lidhura me njëra-tjetrën dhe me pushtetin mediatik, VKM-të dhe ligjet e porositura që kalohen për të favorizuar tajkunët në ekonomi, janë informalja në epiqendër të ekononomisë formale. Këto përbëjnë informalitetin e madh kriminal që pastrohet dhe formalizohet përmes sistemit në Shqipëri. Të ardhurat që prodhon ekonomia formale shkojnë gjithnjë e më shumë te shtresat e larta ekonomike, gjithnjë e në më pak duar, duke pamundësuar daljen nga varfëria edhe atëherë kur ekonomia e përgjithshme rritet. Për shumë punëtorë të ekonomisë formale puna është e pasigurtë, pa kontrata afatgjata, në kushte të vështira dhe shpesh me paga minimale që i mbajnë ata afër pragut të varfërisë. Reagimi spontan ndaj brutalitet dhe pabarazisë strukturore të kësaj ekonomie formale është emigracioni ose puna në ekonominë informale brenda vendit.

“Nona” 77 vjeçare është në majën e vogël të dukshme të një ajsbergu gjigand – ekonomia informale – ku qëndrojnë të zhytur shumica e njerëzve të varfër dhe një pjesë e shtresës së brishtë të mesme që punon në Shqipëri. Prej një dekade, insitucionet e shtetit nuk e masin më nivelin e varfërisë dhe pabarazisë, duke refuzuar të përllogaritin edhe minimumin jetik në Shqipëri. Formalisht, sistemi e ka pastruar Shqipërinë prej të varfërve, pabarazisë dhe nevojës për të përcaktuar një minimum jetik. Por të varfërit “çuditërisht” këmbëgulin të shfaqen nëpër rrugët e qytetit, duke u prishur qejfin dhe “shijen e hollë” atyre që i shohin nga lart me përçmim – edhe pse këta të fundit mirëmbajnë sistemin që prodhon varfërinë. Organizatat ndërkombëtare na tregojnë se nëse punon sot në Shqipëri, gjasat më të mëdha janë që punon në informalitet: mbi 56% e punëtorëve. Nëse jeton sot në Shqipëri, gjasat e mëdha janë që (mbi)jeton në varfëri: mbi 40% e popullsisë. Ky është mjerimi që ka prodhuar ekonomia formale në Shqipëri, dhe mjerimi nuk luftohet me polici.

Shumica dërrmuese e njerëzve që punojnë në informalitet ofrojnë produkte dhe shërbime të ligjshme që tregtohen në shpërputhje me rregullat dhe legjislacionin, por kjo nuk i bën ata kriminelë. Ata janë më të pa mbrojturit në këtë shoqëri. Janë kryesisht të vetëpunësuar në bujqësi, ndërtim, tregti me shumicë e pakicë … pa kontrata dhe sigurime shoqërore e shëndetësore, pa kushte dinjitoze pune dhe nuk morën “paga lufte” gjatë pandemisë. Ishin në krizë edhe para pandemisë, por numri i tyre është rritur dhe gjendja u është përkeqësuar nga thellimit i krizës prej pandemisë. Duhet bërë dallim mes biznesit që punëson e shfrytëzon punëtorë pa kontrata pune dhe kryen evazion fiskal vetëm ngaqë mundet, dhe punëtorit informal që punon për të dalë nga varfëria. Shërbimet dhe mallrat në ekonominë informale ofrohen zakonisht me çmime më të lira dhe përdoren rëndom po nga shtresat më të varfëra të shoqërisë, duke bërë një lloj subvencionimi informal të minimumit jetik të të varfërve në Shqipëri.

Nuk jemi në tranzicion prej shumë vitesh. Ky është sistem dhe e ka emrin neoliberalizëm. Sistemi do vazhdojë të prodhojë sërish varfëri, pabarazi dhe informalitet, sa kohë nuk organizohemi për ta ndryshuar dhe për ta vendosur Shqipërinë në binarët e modelit ekonomik të shtetit zhvillimor. Por duhet kuptuar se neoliberalizmi ka prodhuar dy “nona” të informalitetit: “Nona” informale brenda sistemit, që qëndron e fshehur pas formalitetit të ekonomisë neoliberale; dhe “Nona” shitëse ambulante, që shohim rrugëve të qytetit. E para është krijuar nga lidhjet perverse informale të interesave të ngushta të elitave ekonomiko-politike, lidhje që ndërthurin politikën me mafjen. Ajo ka sjellë në jetë sistemin dhe ekonominë formale, kujdeset për të dhe kujdeset që të mos duket. E dyta, “Nona” 77 vjeçare që punon në informalitet, është krijuar nga brutaliteti i pabarazive strukturore të sistemit. Ato janë dy “Nona” që i kundërvihen njëra-tjetrës. E para sulmon me të gjitha institucionet e shtetit të kapur dhe mediat e pushtetit. E dyta mbrohet me ato energji që ka dhe kërkon një jetë me dinjitet. Cila “nonë” është legjitime? ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Komunistet shqipkare nona e te keqes. Pjesa tjeter jane kalamojt e nones. Futeni ne bythe partine socialiste partine e popullit.

    1. perderisa esht e vertete c’rendesi ka kush e thote. Fjala e urte thote ‘rri shtrembet po fol drejt’.
      nese mua kete do tma thosh lul basha j….. hallal!

  2. Analize teper realiste e Boiken Abazit. Lidhja direkte e prodhuesit te vogel bujqesor me konsumatorin eshte trend ne rritje ne vendet e zhvilluara.

    1. 11:55 ca nuk esht politike qe policia sekuestron e nuk i le ambulantet te shesin????? keqadministrimi nuk esht politike???? Te gjitha i takojn shtetit. diellin me shosh nuk e mbulon o mi i haleve patronazhiste. populizmin sot e ben propoganda qeveritare.

  3. O Bojken, si perfundim mund ta mbylje dhe me ” duhet ti qish NONEN , mercenarit mediatik aka Dritan Hila” dhe shume vemjeve te tjera si ai.

  4. Ky është sistem dhe e ka emrin neoliberalizëm.

    ky sistem eshte sistem mafioz i maskuar si neoliberalizem… propaganda bertet qe eshte neoliberalizem

    jeni te lire te organizoheni.. problemi eshte qe ju jeni denoncues por jo aktiviste mirefilli… ne kosove keni sukses sepse situatata shoqerore eshte ndryshme… atje votuesit levizin nga partite

    ne shqiperi PS i ka 600 mije vot edhe sikur ta beje diktature

    kete problem e zgjidh dot ? problemin e 600 mije votuesve te PS edhe pse nje sistem kriminal me ramen dhe ripjelljen e zgjidh dot ???

    leri pordhet bojken , zgjidh problemin e 600 mije vtouesve monist te PS..

    por si gjithmojne do tentoni te merrni votat e elektroatit tjete jo PS

    mos ndoshta ju bashkon ideologjia per te mos ngrene tek ara e njeri tjetrit???

    fillo duke atakuar 600 mije stalinistet e PS

  5. si vepron praktikisht Lali Erka,zhurmuesi,Qemal Veliaj,Vebi Veliaj e pastaj doli ky.Ka bere tregjet fshatare ne rruget e fshatrave ku tregtohen fruta importi te shtrenjta.Konsumatorit i krijohet idea qe fshatari fiton shume,dhe behet objekt urrejtjeje dhe kur e sheh ne Tirane,d.m.th.jane parazite qe shesin frutat e nivelit te fundit si mesatare p.sh.Qumshtaxhiut tone i vune gjobe dhe i moren dy shishe qumesht.Ti si konsumator thua ky fiton dhjete mije leke ne dite,por ti nuk e di qe ai mezi ka nje lope,ajo lopa do mbi dhjete kile hime te pjekura ne dite,pa llogaritur jonxhen e grurin,dhe pa llogaritur qe do dy vete te punojne per te,pra nje familje pese gjashte anetaresh mbahen me ate lope dhe fitimi eshte minimal,qari eshte buka me ca perime falas,po lali Eri vjen nga Kucova,nuk i di hallet e festivalit te fergeses,as ju,si qytetare.Llogarit qe Enveri la Pezen pa uje e jo me kot.Myslim Pezan qe agai i Pezes,shumica jane vllahe pa toke me origjine e prandaj komunizmi ka rrenje aq te thella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *