• |
ide | kryesore

Mark Marku vazhdon me kritikat: Kuvendi Kombëtar, shenjë e autizmit të PD-së!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me të njëjtat tone të ashpra si në Kuvendin Kombëtar, deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku ka shprehur sërish kritika ndaj Partisë Demokratike.

Në një intervistë për News24, ai e ka krahasuar Kuvendin Kombëtar si një shenjë autizmi i PD-së për mungesën e angazhimit për të ndryshuar. Marku thotë se nuk ka marrë reagim nga kryetari Basha pas fjalimit dhe kritikave publike ditën e sotme.

Pavarësisht se kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se demokratët nuk e pranojnë rezultatin e 25 prillit, Marku thotë se kanë humbur, edhe pse ka pasur vjedhje masive të votave.

“Kuvendi Kombëtar ishte shenjë e një autizmi të madh të Partisë Demokratike për mungesën e angazhimit për të ndryshuar. Nuk mora një reagim nga Lulzim Basha. Kam komunikuar përherë edhe përpara se të angazhohesha në fushatë. Gjithë komunikimet që kam pasur me të, kanë qenë në këto terma. Pra nevoja e shoqërisë për ta pasur këtë parti në pushtet, dhe jo ambiciet e saj për pushtetin. Unë e mendoj pikën e kthesë. PD duhet të reflektojë për problemet e veta për, problemin që ka shoqëria shqiptare. Ne patjetër që kemi humbur. Edhe kur ta vjedh dikush diçka, prapë kemi humbur.

Unë kur shkova në Lezhë, e dija që shteti kishte dhënë para pafund për tërmetin. Nuk kishim akses në pushtetin lokal. Bandat ishin të interesuara që PS të mbajë pushtetin. Nuk mendoja që situata do ishte e lehtë. Por kur merr përsipër të drejtosh një aksion politik, duhet marrë parasysh që ke përgjegjësi pavarësisht se çfarë bën kundërshtari. Duhet të kesh bindjen, unë isha i bindur. Më thonin që këto kanë hedhur shumë para për tërmetin në Lezhë dhe Mirëditë. Por njerëzit përveç faktit që donin tu ndërtohej shtëpia, unë thoja se qytetarët kanë dhe interesa të tjera.

Mendoja që fushata të segmentizohej dhe në interesa të tjera. I ofruam një miniprogram. Komunikuam me qytetarët. E njëjta situatë ka qenë, janë blerë mijëra vota në Lezhë. Edhe në 2009 PD bënte presion përmes administratës por nuk blinte vota. Pavarësisht kësaj, duke ditur se kush ishte Rama, duke ditur që grupet kriminale ishin aktive, ne morëm përgjegjësinë të bënim një fushatë ndryshe. Ky është fakt që ka blerë vota, por nuk na justifikon se pse humbëm” – tha Marku.

Sipas Mark Markut, një parti për të sjellë një ndryshim nuk duhet të mbështetet vetëm tek fushata dhe programet politike që duhet të paraqesë. Ai thotë se PD duhet të ripërtërijë ofertën për qytetarët dhe të rregullojë marrëdhëniet parti-qytetar-parlament.

Një tjetër kritikë, Marku kishte dhe për fjalimin e mbajtur nga Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ai thotë se ishte i strukturuar mirë por nuk përcillte një mesazh.

“Një parti duhet të ripërtërijë ofertën. PD kishte një program ekonomik shumë të mirë, por nuk mjafton vetëm ajo në Shqipëri. Duhet të rikonceptohet marrëdhënia parti-qytetar-parlament. Pavarësisht se shtëpitë janë konstrukte guri, por pas 10-15 vitesh bëjnë një ndryshim pasi iu pikon diku diçka. Kështu dhe partitë politike duhet të ripërtërijnë ofertën. Nuk mjaftonte vetëm fushata e mirë. Personalizimi i fushatës nga Basha është një problematikë. Në përpjekje për të krijuar imazhin e liderit, u fokusua te Basha. Nuk pati përfaqësim nga të tjerët. Në shoqëritë moderne, partitë që kalojnë 50% janë të rralla.

Ishte një fjalim që mund të mbahej para 8 ose 4 vitesh. Ishte një gjë që nuk thoshte asgjë. Vlera që duhet të mbante ai në kuvend kishte me paraqitjen e disa elementëve të partisë në këto kushte. Njerëzit kërkojnë gjëra që i bëjnë të mendojnë se partia do bëj ndryshim. Fjalimi ishte korrekt por nuk kishte kumt. Që të shtrish dorën qytetarëve, është vetëm formulë retorike dhe nuk do të thotë asgjë. Prandaj them rithemelim të marrëdhënieve me shoqërinë. Duhet që përmes ofertës që t’i bën por krijon dhe garanci që do shkojë në shërbim të qytetarëve, të krijosh një marrëdhënie të mirë me qytetarët, ata duhet të gjejnë tek ti një perspektivë. Kjo nuk arrihet përmes ftesës ndaj tyre që hajde se unë do ju përfaqësoj.

Prandaj them që PD duhet të transformohet vetë dhe mbi këtë bazë të krijojë marrëdhënie me qytetarët. Këtu shkon problemi që do zgjedhim të keqen më të vogël ose mes dy bandave. PD duhet të bëhet e tillë me një ofertë që qytetarët të zgjedhin mes një pushteti të korruptuar dhe një pushteti të ndryshuar. Jo mes dy bandave, atë tia lëmë Ramës. Unë e kam mbështetur në momentin e zgjedhjeve. E shihja një moment që mund të futej në kaos nëse do të tërhiqej Basha. Në situatën që ishte PD, rreziku i parë ishte që Basha, mes atyre kandidaturave nuk kishin një ofertë.

Në këtë rast, me një person që ka gabuar, unë zgjedh një person që ka bërë gabimin pasi ka mësuar. Jam kundër mentalitetit që ky tani e mbaroi ciklin e vetë. Njerëzit që kanë një përvojë, e kanë në favor. Unë po të kisha humbur qarkun, do e kisha lënë mandatin. Një njeri që mendon se pasi ka humbur dy herë, dhe kërkon ta marrë partinë për herë të tretë, atëherë do të thotë që ka një alternativë. Unë kam bërë një propozim me disa pika” – tha Marku.

 



7 Comments

  1. Hajde krahasim hajde , O te qifsha politikanin e kurves. O pidhropsh a ke rtu ne koke , a e kupton se çkrahasim nene?
    Ju jo pushtet por as edhe opozite nuk meritoni o kurva qe dhisni nga goja .
    Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu…………….pushta

  2. TURP KUR E DEGJON , SKANDAL KUR E THUA.
    SI TA NXE GOJA KETE KRAHASIM O IDIOT .
    EDHE KUR KRITIKONI NUK DINI SE ÇFLISNI
    PYETE VETEN O PUSHT , A MERITON TE KESH PUSHTET ME KETO QE THUA?

  3. Z. Marku mblidhni më mirë nje parti të re, se me këtë drejtim kanceroz te PD asgjë nuk do të bëhet.

    Ndahuni nga e shkuara e Berishes dhe këtij sorrosianit ne krye, mblidhni te gjithë të larguarit, dilni ne krah te popullit dhe organizoni protesta për çdo maskaradë te pushtetit. Vendosni lidhje me çdo element opozitar pavarsisht përkatësis politike.

    Kanceri nuk hiqet me shkrime, por me operacion radikal siç e di. Ke të bësh me ushunjeza.

  4. O Mark a je ne terezi ? A e kupton se çflet ?
    Ti ishe me i sakti , por ne fund me ate krahasim, e bere si ajo lopa me kusine e qumshtit .
    Gjithsesi , nese mendoni se do vini ne pushtet me statusquo dhe pa ndryshime radikale atehere mire jeni edhe kaq .
    Mbas nja dy dekadash do flasim perseri per te njejten “fitore” nese do jemi gjalle .

  5. Mark, mendova se ka akoma ne PD e politike njerez me kurojo e te mencur. Por ky krahasimi jot, tregon se shqiperia eshte nje vend me injorante mesjetare.

  6. Të gjithë mendje “ ndriturit” i përkasin periudhës së hajdutllikut kolektiv PD-LSI të viteve 2004-2013. Jo pak janë ish-spiunë sigurimi, të tjerë ish-antarë të PPSH dhe pothuajse shumica janë individë që në karakter, dinjitet, moral dhe familje, nuk kane asnjë lidhje me qendrën e djathtë.

    Burra qe ju kanë ikur gratë, gra qe ju kane ikur burrat, bura që duan burra dhe kopil hibridë që nuk dine kë kane prindër biologjik. Pale kur pashë listën e menderë kanidatëve për këshillë kombëtar që më erdhi për të dh …..

  7. dilni me njane dhe krijoni parti apo cfare te doni tu shohim sa u vlen lekura Beri mire sot Basha qe tha nuk u durojme me se po flisni cfare tu vij ne mendje dhe e nxirrni nga goja Qerohuni nje ore e me pare sherbeni atje ku ju hedhin ndonje kocke PORRRRRRRRRRRRRRRRRRRRrrrrrr me pas !!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *