• |
ide | kryesore

Oferta e Juventus refuzohet: Locatelli vlen shumë më tepër për Sassuolon

-Instant, Sport



Javë vendimtare për mesfushën e ardhshme të Juventusit. Nëse nga njëra anë drejtuesit po punojnë për të gjetur një marrëveshje me Sassuolo për blerjen e Manuel Locatellit, nga ana tjetër tekniku Max Allegri do të duhet të fillojë sezonin pa brazilianin Arthur, i cili u operua në Klinikën Fornaca në Torino për heqjen e kockëzimit të membranës interozoze të këmbës së djathtë, një kalcifikim mes tibias dhe fibulës që e kishte shqetësuar atë që nga fillimi i vitit. Ish-lojtari i Barcelonës duhet të qendrojë pushim për të paktën tre muaj. Klubi i Juventusit ka njoftuar se ndërhyrja ka qenë krejtësisht e suksesshme dhe braziliani do të jetë në gjendje të fillojë terapitë e rikuperimit.

Ndërhyrja, e kryer nga dr. Piana dhe dr. Battiston, në prani të përgjegjësit shëndetësor të Juventusit, dr. Stefanini, në klinikën Fornaca në Torino, është krejtësisht i suksesshëm dhe kohët e shërimit janë rreth 3 muaj, siç thuhet në njoftimin për shtyp.

Nga pikëpamja e merkatos, megjithatë, takimi mes Cherubinit dhe Carnevalit për të biseduar rreth Locatellit nuk ka sjellë asnjë zhvillim pozitiv, duke pasur parasysh se bardhezinjtë – mes pjesës fikse, bounuseve dhe lojtarëve të mundshëm në shkëmbim – janë larg nga përmbushja e kërkesave të Sassuolos. Lojtari, për të cilin klubi jeshilzi tashmë ka regjistruar një ofertë nga Arsenali për një total prej 45 milionë euro, dëshiron të presë Juventusin. Palët do të takohen në ditët e ardhshme, por për momentin distanca mbetet e konsiderueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *