• |
ide | kryesore

“Për muaj nuk mundesha të ecja”: ish-mbrojtësi i Real rrëfen vuajtjet që e detyruan të tërhiqet

-Instant, Sport



Një letër e gjatë në rrjetet sociale për t’i thënë lamtumirë futbollit. Ezequiel Garay nuk ishte në gjendje të fitonte betejën e tij kundër dëmtimit që e detyroi të ndalet, dhe kështu ai i thotë lamtumirë botës së futbollit. E ka bërë këtë me një mesazh të hidhur e plot zhgënjim ku rrëfen vuajtjet e mëdha.

“Sot (dje), 16 korrik 2021, i them lamtumirë karrierës sime si futbollist. Duhet ta pranoj se do të doja të tërhiqesha më vonë, por nuk ishte e mundur. Për tre vitet e fundit kam qenë në heshtje (me stafin mjekësor), duke luftuar dhe kërkuar një zgjidhje për një problem”, ka thënë Garay.

Problemi të cilit i referohet mbrojtësi, pa kontratë prej një viti, pas katër sezonesh në Valencia, janë telashet fizike në ijë, të cilave më pas iu shtua edhe këputja e kruciatit në shkurt 2020 që nuk i dha atij paqe: “Më shkaktoi dhimbje deri në pikën që të mos mund të ecja për muaj të tërë. Infiltrime të përsëritura (të kërkuara nga unë) për të konkurruar në nivele të larta. Unë kisha vetëm një qëllim: të shijoja pasionin tim, të luaja dhe t’i bëja tifozët të lumtur. Në shkurt të vitit 2020 pësova një dëmtim të ri dhe serioz që kërkonte të shtrohesha. Kam negociuar edhe me disa klube për t’u rikthyer në fushë. Por e vërteta është se nuk mundem. Nuk mund të luaj më dhe nëse pranoja një ofertë do të ndihesha sikur të tallesha me klubin, tifozët dhe veten time”.

Në thelb të vendimit të Garay, janë problemet në ijën e majtë, flitet për artritin e ijës, për shkak të alteracion të kërcit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *