• |
ide | kryesore

Si e inskenon Rama pastrimin e plehrave në Vlorë, për të demaskuar Dritan Lelin (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama i ka shpallur luftë Dritan Lelit. Ky nuk është më lajm tashmë pasi përgjatë këtyre muajve kemi parë shumë akte që e dëshmojnë këtë qëndrim të kryeministrit kundër kryebashkiakut të Vlorës. Por sot Rama shkon edhe më tej me shfaqjen e tij para kamerës së ERTV. Si për të demaskuar Dritan Lelin dhe administratën e tij që medemek nuk kujdeset për Vlorën, kryeministri ka gjetur një fushë minifutbolli për të pastruar vetë plehrat aty brenda. Kush e njeh industrinë e marketingut politik dhe marrëdhënieve me publikun, s’e ka të vështirë ta kuptojë se kjo është një nga ato ngjarjet e inskenuara.

Nuk bëjmë gabim dhe as e shfrenojmë fantazinë nëse themi se dikush nga stafi i Ramës i ka hedhur më parë ato pak plehra brenda fushës së minifutbollit, në mënyrë që më pas të shkojë kryeministri si “shpëtimtari” i madh, si një përulës i madh ndaj qytetit për t’i pastruar. Gjithcka bëhet për të demaskuar Dritan Lelin, si një delenxhi dhe dembel që nuk i duhet më Vlorës.

Nuk i duhet tani, pasi deri para 25 prillit ai ishte i devotshëm për të qenë në listën fituese të kandidatëve për deputetë të PS-së. Pasi refuzoi ofertën e Ramës për të lënë bashkinë dhe për t’u bërë deputet, Dritan Leli është shpallur armik i PS-së. U përjashtua nga fushata elektorale dhe socialistët bashkë me Ramën nuk lenë vend pa e telendisur e pa i bërë gjyq publik. Në një regjim me lider autoritar dhe ku demokracia në parti është asfiksuar totalisht, fundi i Dritan Lelit në krye të bashkisë nuk është i vështirë të merret me mend. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. S,ke pse shkon kaq larg mer plak. Ke ktu kryeqytetin te mbushur ne cdo cep me gropa , me mut dhe me plehra . Zbrit nga makina dhe futu te lagjet e tiranes te shofesh si eshte katandis

  2. I dashur mik Bushati, eshte e vertete qe keta jane palaço, po ne rastin konkret isha javen e kaluar dhe fushat ishin me keq nga cka pastruar ky sot. Madje plazhi publik me 5 yje ishte mbushur plot me copa hekuri ndertimi. Vlora vjen era plehra. Ndoshta ne kete shkrim nuk ke pas te drejte mik, mendoj se i ke rene pak ne qafe te gjatit. Te pershendes!

  3. Moster sorosiane dhe manipulues i pashoq. Pse nuk shef bulevardet e titanes te mbushura plot plera. Le te na tregoj si mirembahen investimet publike te lal sdromsit tallavas.

  4. Kalemo si i paska ra ne qaf te gjatit kur kete te ” paafte ” per te drejtu Bashkine na e ofron per te na perfaqesuar ne parlament … keto jane turpe dhe fatkeqesi e madhe qe perfaqesimi yne percaktohet nga njohja me shefin jo .se si jane te njohur nga te perfaqesuarit. Nejse pastrimi eshtr detyrim per tu permbushur ….

  5. YMER GELBAZA DHE KOL SALLAKU PO MASTUBOJN NE AMBIENTE PUBLIKE-EDI RAMA DUHET TI PASTROJ TANI thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA PO MASTUBON AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT,KUR DO TE SHKOJ EDI RAMA DHE TE PASTROJ QELBESIRIN E YMER GELBAZA KELLIRES

  6. SPAKU duhet të na pastroj sa më shpejt këtë plehrën që nuk bën detyrën e KRYEMINISTRIT.

    Peshkaqentë e politikës 30 vjeçare në Shqipëri duhet të ishin duke mbledhur plehrat e qelisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *