• |
ide | kryesore

Video/ “O gjyqtar Mickey Mouse”: komentatori kosovar bën xhiron e botës

-Instant, Sport, Video



Për tu bërë i famshëm ndonjëherë mjafton edhe vetëm një shprehje. Kjo është ajo që ka ndodhur me komentatorin e Radio Televizionit Publik të Kosovës, Andin Lokaj, i cili ka përdorur një frazë komike për gjyqtarin Valter Altman të ndeshjes së Conference League, mes Llapit e Shkupit, që është bërë menjëherë virale.

Lokaj nuk është përmbajtur në komentimin e ndeshjes, që përfundoi në barazim 1-1, kur pas një episodi të dyshimtë kur sulmuesi Alban Shillova u pengua në zonë nga mbrojtësi i Shkupit, shpërtheu në kritika ndaj arbitrit austriak, që nuk akordoi penallti në favor të skuadrës nga Podujeva: “Po kjo është penallti o gjyqtar! O gjyqtar “Micky Mouse”, po ç’është ky gjyqtar more! Po ku e kanë gjetur këtë gjyqtar bre?!”, dëgjohet të thotë komentatori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *