• |
ide | kryesore

Wayne Bridge mllef e përçmim ndaj Mancinit: “E urrej, doja tw humbiste. Te City fitoi falë lojtarëve”

-Instant, Sport



Për Roberto Mancinin është vështirë të gjesh dikë që të jetë kundër, sidomos pas asaj që bëri tekniku italian në Euro 2020, ku e ngjiti Italinë në majën e futbollit kontinental, duke fituar kështu respektin dhe dashurinë edhe të atyre që mbase nuk besonin tek ai aq shumë. E megjithatë cështja është e ndryshme në Angli, ku fytyra e trajnerit nga Jesi do të shoqërohet gjatë me zhgënjimin e panumërt të Tre Luanëve. Pavarësisht kësaj, në Manchester, në anën e City, tekniku është ende një legjendë për kthimin e klubit te fitorja në Premier League pas më shumë se dyzet vjetësh. Por edhe mes lojtarëve që kanë punuar me të, një zë del nga kori dhe është ai i ish-mbrojtësit Wayne Bridge.

“Më lëndoi vërtet shumë sepse e urrej Mancinin, të gjithë e dinë që nuk më pëlqen fare. Nuk do të thosha se është trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë, por taktikisht nuk është aq i mirë. Por ajo që bëri ishte dicka e madhe dhe më kushton që ta them. Familja ime nuk ishte e lumtur vetëm sepse Anglia po fitonte, por edhe sepse Mancini ‘po humbte, kështu që ishte edhe më keq akoma. Nuk e kuptova kurrë si trajner. Në Manchester City fitoi Premier League, kështu që tifozët e duan, por nëse shikon lojtarët dhe ekipin që kishte, ai e fitoi atë falë tyre, jo sepse ai është një trajner i mirë ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *