• |
ide | kryesore

Barcellona largohet nga Camp Nou: nga 98 mijë tifozë, Messin e të tjerët tani do ti mbështesin… 6 mijë

-Instant, F1, Sport



Barcelona po përgatitet të largohet nga Camp Nou! Jo, nuk bëhet fjalë për revolucion, vetëm domosdoshmëri. Stadiumi i blaugranave së shpejti do të rishikohet dhe modernizohet, kështu që nga sezoni i ardhshëm – ky është vullneti i presidentit Laporta – Messi dhe shokët e tij do të duhet të lëvizin. Ashtu si ndodhi me Real Madrid i cili luajti ndeshjet e tij në shtëpi në Valdebebas, për shkak të punimeve në Bernabeu, Barcelona po shqyrton mundësinë për tu spostuar në stadiumin ‘Johan Cruyff’, në qytezën sportive të Sant Joan Despí.

Lajmi është mësuar nga gazeta katalanase Mundo Deportivo: drejtuesit e klubit tashmë kanë pasur disa takime teknike me këshillin komunal të Barcelonës për të vlerësuar situatat pro dhe kundër mbi mundësinë e lëvizjes në stadiumin olimpik ‘Lluís Companys’ në kodrën Montijuic, e para alternativë e vendosur në tryezë, e cila për momentin ngre një seri problemesh dhe të panjohurash. Në fakt, në ‘Lluís Companys’ duhet të investohet për të përshtatur një strukturë komunale. Përveç kësaj, terreni duhet të ribëhet ndërsa ai i ‘Johan Cruyff’ është tashmë i përshtatshëm. Për më tepër, koncertet mbahen në Montjuic sidomos gjatë verës, gjë që do ta bënte shumë të vështirë të kesh një terren në gjendje të shkëlqyer në gusht në fillimin e kampionatit. Prandaj, hipoteza më e mundshme është Johan Cruyff, që gjithsesi ka një kapacitet maksimal prej 6000 spektatorësh, krahasuar me 60 mijë të Lluìs Companys.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *