• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo, mesazh i koduar në rrjetet sociale: “Dita e vendimit”

-Instant, Sport



Me kostum blu, i mbështetur në njërën nga makinat e tij luksoze, Cristiano Ronaldo është kthyer përsëri të shkruajë në profilin e tij në Instagram. “Dita e vendimit” është postimi i koduar i portugezit, i shoqëruar me emotes e një fytyrë dyshuese.

Që i referohet të ardhmes së tij me bardhezinjtë nuk është vështirë të kuptohet. Ditët e fundit, zv/presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka folur për ardhjen e tij në Torino rreth datës 25 korrik, duke përjashtuar se për CR7 janë ngritur negociata me klube të tjera, por postimi i sotëm duket se sugjeron që jo gjithçka është e përcaktuar tashmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *