• |
ide | kryesore

Dadoja e harroi për 7 orë në makinë, humb jetën 2-vjeçarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vajzë 2-vjeçare humbi jetën pasi u la në makinë nga kujdestarja e fëmijëve për më shumë se 7 orë. Ndodhi në Homestead të Floridas në SHBA. Gruaja, Juana Perez-Domingo, 43 vjeç, u arrestua me akuzën e vrasjes.

Sipas asaj që u rindërtua nga policia, siç raportohet nga media lokale, Perez-Domingo shoqëroi fëmijën në çerdhe, por e gjeti atë të mbyllur. Për këtë arsye, ajo e çoi fëmijën në shtëpinë e saj, por u shpërqendrua dhe e harroi atë në makinë.

Pas rreth 7 orësh, gruaja u kthye te makia dhe kuptoi se ajo e kishte lënë fëmijën në diell të lidhur me rripin e sigurimit. Sipas policisë, në atë moment, Perez-Domingo kontaktoi nënën e fëmijës. Foshnja u transportua në spital ku u shpall e vdekur nga personeli mjekësor. Vajza pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

“Ajo më vrau vajzën time të vogël. Nuk di çfarë të bëj” – tha nëna e vajzës së vogël. Policia tha gjithashtu se Perez-Domingo nuk kishte as patentë për drejtimin e makinës. Sipas kidsandcars.org, në vitin 2021, 26 kanë humbur jetën në SHBA në mënyrë të ngjashme. Në 2019 u raportuan 53 raste të tilla. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *