• |
ide | kryesore

“Dole nga xhepat e Chiellinit?”: Lukaku ironik në përgjigje, ndez derbin e Italisë

-Instant, Sport



Pas eliminimit të Belgjikës nga Euro 2020 Romelu Lukaku është me pushime, por në mendje ka vetëm Interin dhe po stërvitet me intensitet për të qenë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri. Big Rom ka postuar disa fotografi nga stërvitja e sotme në profilin e tij në Instagram dhe një tifoz ka shpejtuar ta provokojë me një koment tallës: “Dole më në fund nga xhepi i Chiellinit…”. Sulmuesi zikaltër e ka pranuar sfidën me përgjigjen ironike, duke ndezur kështu menjëherë derbin italian mes Juventus e Inter: “Italia fitoi dhe unë jam vërtet i lumtur për ju. Por, kampionët e Italisë jemi ne, mos e harro”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku)

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *