• |
ide | kryesore

“Duke mbledhur plehra në Hënë”/ Rama frymëzon MEMET me video-inskenimin në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Pikante

Kur ndizen kamerat, Edi Rama ka prirjen mjeshtërore për të rënë në sy përmes veprimeve të pazakonta, deklaratave bombastike, apo duke luajtur lloj-lloj roli, që ndoshta nuk i shkojnë për shtat staturës së kryeministrit, por që e bëjnë objekt të vëmëndjes pa një pa dy.


I tillë ishte edhe momenti kur nisi të mbledhë plehrat e fushës së futbollit në Vlorë, kinse për t’i treguar ndjekësve të tij në Facebook se qyteti ishte lënë pas dore. Të shumtë janë ata që e përkrahin kryeministrin, ndonjë edhe e beson se ai vërtet mbledh plehra rrugëve edhe kur nuk po e filmon askush, sepse i tillë është, një maniak i pastërtisë dhe zbatimit strikt të punëve publike.


Të tjerë e bëjnë meme. Në fakt, pas videos që Rama shpërndau në rrjetet sociale memet nuk janë ndalur. Herë kur e përshkruajnë me një karrocë në dorë, ndërsa kërkon hekura për të blerë, herë kur e dërgojnë në hënë duke mbledhur mbeturina e herë kur e çojnë në Durrës, në situatën emergjente të plehrave.

Meme nga Kazan Tv ku Rama shfaqet duke kërkuar “hekra” për të blerë

Meme nga Genc Sejko, në një nga momentet më të diskutuara në Euro2020

Rama në hënë duke pastruar, meme nga Genc Sejko

Rama në Durrësin e mbuluar nga plehrat, duke mbledhur mbeturina, meme nga Genc Sejko

“Si e humbën rrugën Hans dhe Gretel” meme nga Genc Sejko

Rama sërish në Durrës, duke mbledhur mbeturinat

Kryeministri në fushën e futbollit në Vlorë, por kësaj radhe duke mbledhur jashtëqitjet e qenit

“Ky është kryeministri i Shqipërisë. Me një rrogë modeste e cila nuk i del as për shpenzimet vetjake…” e nis Brryli Broadëay sarkazmën, ndërsa shpërndan një video të Ramës.

Do të kishte qenë e vështirë ta anatemoje aktin e kryeministrit që ulet të pastrojë mbeturinat, sikur ai të mos ishte pjesë e një fushate sulmesh dhe denigrimi ndaj kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen pas kërkesës së Ramës para zgjedhjeve të 25 Prillit. Nëse ai do ta ishte shqetësuar për Tiranën e Veliajt, apo për Durrësin ku kishte një krizë të mbetjeve urbane, veprimi i tij do të kishte marrë mbështetje. Përndryshe, mbetet një inskenim kaq i trashë ai i Vlorës, sa mund të frymëzojë vetëm profilet e memeve./Lapsi.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu