• |
ide | kryesore

Euro 2020, anglezi që bëri tatuazh Kupën: “Më erdhën 500 kërkesa miqësie nga italianët në Facebook”

-Instant, Sport

Fotoja e tij bëri xhiron e botës në internet. E madje, edhe disa ditë pas fitores së ekipit kombëtar italian në Euro 2020, imazhi i tatuazhit të Lewis Holden krijon akoma debate. Në fakt, disa ditë para finales, tifozi anglez bëri tatuazh në këmbën e tij të djathtë Kupën europiane me frazën: “England Winners, It’s Coming Home!”. Kupa, nga ana tjetër, shkoi në Itali dhe ai tatuazh përfundoi në vëmendjen e tifozëve italianë.


“Kam marrë 500 kërkesa miqësie në Facebook nga italianët një natë pas finales”, tha Holden në një intervistë për Manchester Evening News. “Telefoni im nuk ndalej më. Nuk e di se çfarë duan, nuk di se si të shpëtoj prej tyre,” shtoi ai.


Ai do të mbajë gjithësesi tatuazhin – “Jam i shkatërruar, por kush nuk është?” tha tifozi, që i sigurt për fitoren e ekipit të tij kombëtar, vendosi të përjetësonte trofeun me bojë në këmbën e tij, shumë përpara finales, duke sfiduar çdo bestytni. Vetëm te penalltitë ai pati një mendim të dytë: “Ndoshta nuk do të kthehet në shtëpi” mendoi duke iu referuar kupës. Por, edhe pse shumë në rrjet e kanë ftuar që ta fshehë tatuazhin, ai përgjigjet me bindje: “Unë do ta mbaj tatuazhin”. Dhe ai bën plane për Kupën e Botës 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu