• |
ide | kryesore

Habit policia e Lezhës: Një 10-vjeçar grabiti një furrë buke

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Jo rrallë herë njoftimet e policisë arrijnë në kufijtë e qesharakes.

I tillë është rasti që vjen nga policia e Lezhës mbrëmjen e së dielës që njoftoi se një 10-vjeçar …ka grabitur një furrë buke.

“Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *