Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar, duke i uruar suksese.
Lexo më tej: Partia Demokratike shpall listën fituese, kush janë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar
Ai shkruan se të gjithë bashkë, duhet të kapërcejnë vështirësitë dhe të përballen me padrejtësitë. Basha nënvizon ndër të tjera, se këshilli i ri, me përbërje zonja dhe zonjusha, të rinj e të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar “Platformën Qytetare për Demokracinë”, idenë se së cilës ai e shpalosi të shtunën gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD.
Reagimi i Bashës:
Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!
Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.
Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.
Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një
Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.
Keto po qe jane ndryshime , keshtu fitohet .
Kope gamoresh qe ti terheqesh ti prej hundesh .
O lul ke gjet punen perfekte, si te fitosh si jo, je ne rregull
I vetmi funksion i keshillit kombetar do te jete te blejne secili nga nje boje flokesh per
kryetarin . 300 anetar, treqint pako me boje, keshtu per 300 dite e kemi te sigurte qe
kryetarit do ti shkelqejne floket. Pastaj cikli perseritet ashtu si dhe zgjedhjet, Rama fito
zgjedhjet dhe merr pushtetin, Basha fiton kkyetarllekun e PD-se dhe bojen e flokeve nga
keshilli kombetar.
Ik mor palaço si nuk po te vjen pak turp ke fut do servila apo Quni si te dush veç dini me ngrejë dorën për ty Ptu fare e keqe ,po ja shtron edit rrugën për së mbari
Ku jane shpellkaret e byrektoret e pd ta pershendesin kllounin e ri te pd se vjeter qe po e con pd nga fotot ja ne fitore
” sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim ” thote Basha
Akoma nuk e kupton se tashme per Shqiptaret ky nuk eshte me shpresa por problemi .
Ti , i gjati ine , elita e sektit mavi dhe gjithe sorosianet jeni problemi i ketij vendi ,
jeni kanceri qe duhet shkulur me gjithe rrenje qe Shqiptaret te shohin dite te bardha .
Te shpresosh nga PD fiks je i pashprese!
Na ishte njehere libri i Ernest Hemingway “Lamtumire Arme”. Versioni i ri: Lamtumire Vote
Lulzime po ja kalon dhe ushtarit te mire Shvejk