• |
ide | kryesore

‘Neymar i ri’ çmend gjysmën e Europës: Milan e Juventus sfidohen për Kaio Jorge

-Instant, Sport



Ai është vetëm xhevahiri i fundit i sektorit super produktiv të të rinjve të Santos. Kaio Jorge, vetëm 19 vjeç, tashmë konsiderohet Neymar i ri, duke pasur parasysh karakteristikat teknike të ngjashme me ato të yllit të Seleçaos dhe PSG. Kontrata e tij me ish-klubin e Pele skadon më 31 dhjetor. Prandaj ekziston vullneti për ta shitur atë më parë, në mënyrë që klubi të mos e humbasë në një transferim falas. Milan dhe Juventus janë klubet italiane të interesuara fuqimisht për blerjen e brazilianit të ri.

Kuqezinjtë janë ata që kanë lëvizur të parët, por ende duan të presin për të parë nëse pozicioni i fantazistit do të bllokohet nga një ardhje e re e ndonjë lojtari ekstrakomunitar. Në këtë rast do të jetë e pamundur të regjistrohet një tjetër. Negociatat gjithashtu janë ngadalësuar edhe për shkak të ndryshimeve në vlerësimin e lojtarit, me Santos që dëshiron 10 milionë dhe kuqezinjtë që nuk janë të gatshëm të kalojnë 6 milionët.

Në këtë pikë ka ndërhyrë Juventus, me një lëvizje të vendosur, pasi testoi disponibilitetin me klubin brazilian dhe, në këtë moment, duket se është në pole position në garën për xhevahirin brazilian. Edhe në këtë rast ka një ndryshim mes ofertës dhe kërkesës, duke pasur parasysh se edhe bardhezinjtë nuk duan të shkojnë përtej 5/6 milion euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *