• |
ide | kryesore

Pak ditë në Paris infektohet me Covid: Hakimi humb gjithë fazën përgatitore me PSG

-Instant, Sport



Aventura e Achraf Hakimit në PSG filloi në mënyrën më të keqe. Blerja e re e klubit francez, në fakt, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye u vendos në izolim. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja franceze L’Equipe. Për këtë motiv, Hakimi nuk ka marrë pjesë në ndeshjen miqësore kundër Chambly, të luajtur në Camp des Loges.

I blerë nga Inter për rreth 60 milionë euro plus bonus, ish-mbrojtësi anësor i Real Madrid kishte luajtur ndeshjen e tij të parë kundër Le Mans. Hakimi duhet gjithashtu të humbasë ndeshjet e ardhshme përgatitore kundër Augsburg të mërkurën e ardhshme dhe Genoas të shtunën e ardhshme.

Mesfushori tetëmbëdhjetë vjeçar Edouard Michut ka rezultuar gjithashtu pozitiv për koronavirus, shtoi një burim, i cili nuk specifikoi kohën kur dy lojtarët rezultuan pozitivë dhe sa do të zgjasë izolimi i tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *