• |
ide | kryesore

Rrëzohet kërkesa e Maksim Sotës për të ndryshuar masën e sigurisë, prokurori lihet në “arrest shtëpie”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për zëvendësim të masës së sigurisë.

Klodiana Lala raporton se Sota kërkon zëvendësim mase për arsye shëndetësore. Prokurori Sota u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të operacionit “Shpirti”, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie”.

Ai akuzohet për shpërdorim detyra, ndërsa në kuadër të këtij operacioni u shkatërruan disa grupe kriminale, ku u arrestuan disa ish-zyrtarë policie, ndërsa u shpallën në kërkim edhe dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjithashtu, Gjykata ka vendosur të shtyjë kërkesën për zbutje të masës të bërë nga i dyshuari Aleks Mema.

Avokati Detar Hysi argumenton në kërkesë se masa ndaj Memës duhet zbutuar për arsye shëndetësore, pasi rrezikon jetën në kushtet e burgut. Seanca është shtyrë për në datën 28 korrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *