• |
ide | kryesore

Tërbimi i Verstappen: “Hamilton i rrezikshëm. Unë në spital e ai festonte…”

-Instant, Sport



Nuk e ka përmbajtur tërbimin e tij Max Verstappen, që ka postuar një mesazh të ashpër kundër Lewis Hamilton, që e nxorri jashtë garës së Silverstone, për Cmimin e Madh të Britanisë së Madhe, pas kontaktit në xhiron e parë. Piloti hollandez i Red Bull tani është më mirë, por nuk lë fjalë pa thënë për rivalin e tij të Mercedes duke i përcaktuar festimet e tij “të parespektueshme e antisportive” në momentin në të cilin një rival ishte në spital për kontrolle të mëtejshme: “Penaliteti prej 10 sekondash nuk vendos drejtësi për manovrën e Lewis. Ta shihja të festonte ishte antisportive. Por vazhdoj përpara”.

Hollandezi i Red Bull, i cili u tërhoq pas aksidentit me Lewis Hamilton në xhiron e parë të garës, postoi një koment të ashpër mbi incidentin në mediat sociale, por fatmirësisht duke dhënë edhe lajmin se gjendja e tij vetë është e mirë.

«Jam i lumtur që jam mirë – shkroi lideri i kampionatit botëror të F1- padyshim që jam shumë i zhgënjyer që dola jashtë gare kështu. Penalltia nuk na ndihmoi në asnjë mënyrë dhe nuk i dha drejtësi manovrës së rrezikshme të Lewis në pistë. Të shihje festimet nga spitali ishte mungesë respekti dhe sjellje antisportive, por le të vazhdojmë përpara”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *