• |
ide | kryesore

Tronditet Tokyo 2020 ende pa filluar: tre atletë pozitivë me Covid

-Instant, Sport



Dy atletë që banojnë brenda fshatit Olimpik u testuan pozitivisht në kontrollet për Covid-19 disa ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, të programuara për të premten. Kjo u njoftua nga komiteti organizues Tokyo 2020. Kombësia e tyre nuk u bë e ditur por u specifikua se ata nuk janë atletë japonezë. Një atlet i tretë doli pozitiv, por ai nuk qendronte në fshatin Olimpik. Objekti, i vendosur në gjirin e Tokios, do të presë 11 mijë atletë. Kryeqyteti japonez është në gjendje të jashtëzakonshme dhe do të qëndrojë kështu deri më 22 gusht, kur të përfundojnë Lojërat.

Në kohën kur atletët kanë fillojnë të mbërrijnë në fshatin Olimpik të Tokios edhe infeksionet me Covid-19 rriten. Numri i njerëzve të infektuar që nga 1 korriku, dita në të cilën komiteti filloi llogaritjen e infeksioneve në lidhje me Lojërat Olimpike, rritet në 47 sipas bilancit të mbledhur nga agjencia zyrtare e lajmeve Kyodo. Tre rastet e gjetura brenda Fshatit Olimpik të Tokios “janë pjesë e të njëjtit ekip”. Pierre Ducrey, nëndrejtori i Lojërave, e shpjegoi këtë në një konferencë për shtyp, pa zbuluar se cilit vend dhe cilës disiplinë i përket skuadra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *