• |
ide | kryesore

Video/ F1, impakt i dhunshëm me barrierat në Silverstone: Hamilton përplas Verstappen me murin

-Instant, F1, Sport, Video



Në Silverstone ndodh gjithcka në xhiron e parë, ku në duelin mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton ishte piloti i Red Bull ai që e pësoi më keq. Në Copse, në një duel rrotë më rrotë mes dy makinave, Mercedesi i Mbretit të Zi goditi Verstappen duke e bërë atë të rrotullohet dhe të përplaset me barrierën. Momente frike për hollandezin, i cili më pas doli me këmbët e tij, ndërsa gara u ndal nga flamuri i kuq me Leclerc në avantazh dhe një penallti për Hamiltonit prej 10”.

Dinamika e aksidentit shkaktoi diskutim, flamuri i kuq i menjëhershëm ngriu garën me Leclerc në avantazh – i cili përfitoi nga kontakti për të kapërcyer të pafatin Verstappen dhe Hamilton – hetimi për Mbretin e Zi përfundoi me një dënim prej 10 sekondash për tu kryer në ndalesën e parë në pit stop.

“Shikoni kthesën, aksident i madh. Është 100% një kthesë në favor të Max, i gjithë faji është i Hamilton. Faleminderit Zotit që doli i padëmtuar” ishin këto fjalët e Horner për FIA përmes radios, pas kontaktit mes Red Bull dhe Mercedes. “Është një lehtësim kur e pashë Maksin të hynte në qendrën mjekësore me këmbë, por situata e aksidentit është e qartë. Lewis e di që kjo nuk bëhet, ishte një manovër shumë e rrezikshme,” shtoi drejtori i ekipit të Red Bull.

https://www.youtube.com/watch?v=0e_et3pF6mI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *