• |
ide | kryesore

Lungomare, një protestë luksi?

-Instant, 2, Arkiva, Ide
andi bushati Ramës



Në mbrëmjen e vonët të së dielës rrjeti u përfshi nga një valë videosh dhe titujsh që pasqyronin protestën zhurmëmadhe të pronareve të bizneseve përgjatë lungomares në Vlorë. Nën tingujt e himnit të flamurit, që e lëshuan të gjithë njëkohësisht në momentet e fillimit të orës policore, me një provokim tipik nga ato që vetëm një karakter vlonjati mund të prodhojë, ata u përplasën me policinë duke kërkuar shfuqizimin e masave anti covid.

Incidentet që shpërthyen në mes të shëtitores, në sytë e të gjithë pushuesve, vazhduan më pas edhe para drejtorisë së policisë, për të liruar tre nga pjestarët e protestës. Ata kërkonin çlirimin e biznesit të tyre nga oraret kufizuese, vijimin normalisht të punës pas një krize të zgjatur nga pandemia dhe këtë, si gjithmonë në këto anë, e bënë me potere dhe në një mënyrë të atillë që të rezononte në mbarë vendin.

Lexo me tej:

Incident në Vlorë, pronarët e lungomares vënë njëkohësisht himnin e flamurit, përplasen me policinë

Aq i fortë qe reagimi, aq befasuese forma e zgjedhur dhe aq e beftë shpërndarja e saj, sa me siguri shumëkush ka pyetur: ore vallë këta janë të parët që duhet të ngrenë zërin?

Po ta shikosh në pamje të parë, pronarët e bareve, restoranteve dhe klubeve të natës të lungomares kanë më pak arsye se kushdo të protestojnë. Nëse ka vërtet një dhuratë dinjitoze që kjo qeveri i ka bërë qytetarëve të saj, ajo është zona nga skela tek tuneli në Vlorë. Falë edhe investimeve të tyre, falë cilësisë më të cilën është ndërtuar kryesisht përballë bregut të detit, zona e lungomares shpesh të krijon imazhin sikur gjendesh diku përgjatë rivierës franceze. E natyrisht, përfituesit kryesor të gjithë kësaj janë ata që kanë ngritur bizneset e tyre aty, duke thithur shumë më tepër klientelë. Krahasuar me dikë që ka hapur ta zëmë një bujtinë në Theth e që i pret turistët me frikën në zemër se mos mbeten pa drita, apo mos i sosin në destinacion me goma të shklyera, bizneset e lungomares janë të privilegjuar. Protesta e tyre ngjan një kapriço luksoze dhe ata duken si të fundit që duhet të dalin në rrugë.

Po shpesh ky lloj arsyetimi çalon dhe ajo që ndodhi të dielën në mbrëmje në Vlorë është ilustrimi më tipik. Ajo dëshmon se pavarësisht nga një mirëqenje relative, pavarësisht ndonjë avantazhi ekonomik, njeriu është një qenie që revoltohet përballë pabarazisë, arbitraritetit, dhe absurdit që gëlon në xhungla ku disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.

Një pronar lokali në shëtitoren e rilindur të Vlorës vërtet mund të jetë shumë më i privilegjuar se të singjashmit e tij kudo në Shqipëri, por mendja e tij e ka të pamundur të perceptojë se përse lokali i tij duhet mbyllur në darkë, ndërsa orgjitë me mijra vetë që organizon Veliaj në krah të Kimit dhe Sorecës, në sheshin e Tiranës, nuk përbëkan rrezik për përhapjen e virusit.

Sot kanë paralajmëruar mbyllje të bizneseve, pronarët e lokaleve në Vlorë kundër orës policore

Ai nuk i jep dot shpjegim faktit se përse disa kilometra më larg, në Dhermi, muzika vazHdon disa fundjava deri vonë dhe në të tjera, kur atje shkon të pushojë Rama me familjen, ajo ndërptitet me polici.

Ai e ka të pamundur ti kuptojë masat shtrënguese kur tashmë Shqipëria është bërë një han pa porta, ku gjithkush mund të hyjë edhe i pa vaksinuar, madje dhe pa test.

Ai duhet të stëmundohet që të besojë udhëzimet e një komiteti teknik ekspertësh, pasi e ka parë këtë të fundit me brekë nëpër këmbë, duke u përdorur si një mashë elektorale.

Natyrisht të gjithë shkenctarët dhe ekspertët në botë na paralajmërojnë se jemi larg ndarjes përfundimtare me virusin, se vigjilenca nuk duhet ulur dhe se kthimi në kohët para covidit akoma nuk ka trokitur.

Ende duhet të vazhdojmë të bëjmë kujdes nëse nuk duam të kemi një valë të re në vjeshtë falë përhapjes së variantit Delta. 

Por, ama ky objektiv nuk arrihet me standarte të dyfishta, politika të çakorduara dhe urdhra absurdë. 

Zgjatet me një orë lejimi i muzikës/ Rama: Lungomare s’ka muzikë, por ndotje akustike

Protestuesit e bizneseve të lungomares janë viktima të kësaj kakofonie.

Zemërimi i tyre është pasojë e politikave dhe qëndrimeve jo koherente. Prandaj rebelimi i tyre, pavarësisht se si duket nga jashtë, nuk është një revoltë luksi. Ai vjen si nevojë e thirrjes për dinjitet, respekt dhe trajtim të barabartë. Gjithkush ka nevojë për to edhe nëse është pak më i avantazhuar ekonomikisht se të tjerët. Por në një shtet ku ligji nuk pi ujë, para atij që e ka në dorë atë, kjo me sa duket është e pamundur. 

©Lapsi.al



26 Comments

  1. GREG KRISTAQ RAMA TALLET KEQ ME ZAGARET E VELLAIT TE TIJ EDI RAMES thotë:

    YMER GELBAZA ,FRROK CUPI,DHE BLEDI MANE NE PLAZH TE DURRESIT DUKE SHIKUAR FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE FACEBOOK,TWITTER DHE DUKE E QELBUR PLAZHIN DUKE MASTURBUAR

  2. ORE KY YMER GELBAZA KELLIRA KUR DO TE PUBLIKOJ DOSJEN NR 2 : ZAHO NUK ESHTE I EDI RAMES ,POR E OLSI KRISTAQ RAMES OSE KUJTIM GJUZIT thotë:

    IMAGJINONI KUR YMER GELBAZA KELLIRA DHE FRROK CUPI DALIN ME RROBA BANJO NE PLAZH Q’FAR TMERRI ESHTE PER PUSHUESIT

  3. Shkrimi i Bushatit parimisht eshte ne rregull. Por si gjithmone tek cdo fenomen pavarsisht thelbit te tij ,eshte e rendesishme edhe masa. Dhe per ne te tjeret qe ne kurriz kemi hequr shume me shume se “vlonjatet” sna ngelet veç te perserisim ate qe ata kane thene jete e mot per ne, pra çi qi temen. Shkurt edhe pse ajo qe ata po bejne eshte e drejte, ne ” maloket” ,” shqupistet “, ” pd” istet dhe te tjere ,veç na gudulis ago ndjenja e nje kenaqesie te fshehur e njefare shpagimi ndaj tyre. Le ta provojne edhe ata njehere dhimbjen tone. E kushedi mbase kjo “dhimbje” i ben pak esell nga dehja 70 vjeçare me ps- ne.

  4. Ore per ne qe s’duam zhurmen e lokaleve a do flitet ndonjehere ne kete vend? Ne Tirane s’ka mbetur pallat pa nje lounge poshte qe i ben disko qe ne pike te mengjesit deri ne 12 ta nates e me vone. As ne vendet e afrikes nuk ka qytete te tilla. Ketu flitet vetem per te drejtat e pronareve, oligarkeve, atyre qe kane akses ne media dhe para. Per ne qe vuajme perdite dhunen e ketyre s’flet askush.

    Merruni me te drejten publike qe na eshte shkelur me kembe. Lerini keta qe kane hall te fitojne me teper.

    1. Je teper i sakt . Por mos ofendo afrikanet , ata ofendohen nese krahasohen me ne . ne jemi me te keqinj se kushdo njeri e kafshe ne bote .

    2. ti e ke mendjen tek e drejta publike..pastaj permend afriken dhe ka nje idiot tjeter qe te perkrah..Kur e ke blere apartamentin ne Lungo mare e pe vendin per lokale poshte? Nese po , perse nuk more shtepi tek cmendina..Ik o komunist zvarrites se je jashte more e jashte kohe ..pocaqi

  5. Po une qe dua te fle rehat e pa zhurme naten se ashtu e ben ter bota normale, une ca taksirati kam te degjoj enca zhaben ne kup te qiellit naten vone? Kete te na shpjegojne kta labet gjoksbrima

    1. Bota “normale” kur ka klube poshte nuk blen apartament siper. Ajo eshte zone turistike dhe ne vere ka nje tolerance zhurme e cila shprehet ne Decibel..Po deshe, por nuk deshe te kishe blere shtepi nga colet, se nuk pipetin gje!

  6. Bushat qeke gdhi ne Vlore .
    Qejfi nuk blihet me para.
    Jam dakort qe ne vend te biskotave te hame krem karamel.

  7. kjo qe thua ti bushat eshte njesoj sikur ne zi buke te kerkosh mish
    O Bushat jemi xhungel e kaluar xhungles , ne duhet ti kerkojme falje kafsheve .

  8. Perdoren 100 standarte jo 2 nga Rama-qeveria
    Kjo e Vlores lidhet me sipermarrjen e tij personale te “turizmit” ku turisteve ju garanton trajtim si perndimi.

    Aty ku preket vec shqiptari ordiner, Rama-qeveria s’pjerdh jo per kakofoni muzike por as per vrasje e krim.Shqiptarin vendali Ramazani e trajton si bageti.

  9. o Bushat, orgjite me mijera vete, Soreken dhe kim, Veliaj i fillon ne 6 pasdite e ne 9 ka mbaruar, po keta na shpartalluan veshet ne 2 te nates

  10. A kane te drejte apo jo vlonjaten e Lungo Mares kete se gjej dot ne kete paloshtet, por nje gje se kuptoj, Himnin kombetar ata te Lungo Mares per çfar ju duhet?

  11. “E çfarë i duhet Amerikës e Shqipërisë një Lul tjetër. Ai është shumë mirë aty ku është, sepse atë parti ka. Atë parti ka trashëguar, atë parti i ka formatuar Sali Berisha. Ai është qen roje i bizneseve të Sali Berishës dhe i krimeve të Sali Berishës.

  12. mësohet se Ardian Isufi nuk është i vetmi persona që braktis Lulzim Bashën.

    Burime bëjnë të ditur se pas Ardian Isufit ka largime masive edhe në Korçë, në Berat, në Shkoder, tek njësia 1 dhe 2 në Tiranë. Po ashtu edhe në Fier është larguar pothuajse gjysma e kryesisë.

    Mesa duket shumë demokratë e kanë kuptuar se çfarë qëllimesh ka Lulzim Basha dhe ky i fundit nuk mund të fshihet më “pas gishtit”.

  13. Opozita është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, sepse rrezikojmë që të kemi zotin Rama edhe për 4 vite të tjera. Në 3 dekadat e fundit, PS ka kaluar 4 breza, ndërsa PD, 0 breza. Tani nuk ka një subjekt që t’i bëjë kritika dhe i bën vetë. Opozita është e pabesueshme. Nuk është çështja te denoncimet, por personat që e përfaqësojnë opozitën. Kërkon drejtësi, por drejtësi nuk ka vetë, kërkon luftë kundër korrupsionit por është e krimbur vetë”

  14. PD ka dhënë shenja se mund të kthehet edhe në një organizatë të dhunshme, ose celulë antiamerikane- mjaft që zhysë në gropë veprën mizore të shefit. Sa kohë që PD ndodhej në pushtet, në vendin tonë janë kryer grushte shteti, luftë civile, trafik karburantesh dhe armësh, vrasje kundërshtarësh politik, burgosje gazetarësh, djegie të redaksive të gazetave, vrasje protestuesish antikorrupsion, vjedhje hapur në dritë të diellit, uzurpim tokash dhe pasurie kombëtare nga familja e padronit…

    A do të nisë të flasë rojtari i radhës së parë?
    Për shembull, Tritan Shehu, a do të flasë.

  15. Andi Lila thotë se mes ish-kreut historik të PD-së, Sali Berisha dhe kreut aktual, Lulzim Basha, i preferuari i Lilës është Basha.

    Ai thekson se me Berishën nuk ka pasur kurrë komunikim, ndërsa me Bashën kjo ka ndodhur dhe e konsideron këtë të fundit lider dhe kapitenin e anijes së PD-së.O rroteKari ta kam thene shume here Haloperidolin e ka perdor po e perdor veten nje njeri dhe ky eshte salih karaxhic berisha prej 53 vjetesh,por bythelepirsi kete pune ka

  16. Nëse deri më sot, Basha i ka gënjyer militantët me djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, pastaj me zgjedhje të parakohshme e fitore zgjedhjesh, tani po i gënjen duke u thënë “mos u mërzisni se do të zihet Erjoni me Edin, Petrua me Armandon, Taulanti me Damjanin, Elisa me Oltën, Braçja me Peleshin…dhe kështu do të vijmë në pushtet”.

  17. Sipas burimeve nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që ta kishte në të njëjtin staf.

    Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”.

    Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja e tij Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste të tjerë sërish bashkë në vendet e Bashkimit Europian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *