• |
ide | kryesore

Bashkia Tiranë sfidoi karantinën, gjoba rekord qytetarëve në vitin 2020

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse Tirana u mbyll për gati dy muaj në karantinë dhe qarkullimi i mjeteve ishte i kufizuar, pandemia e COVID-19 nuk e ka ndaluar policinë bashkiake të Tiranës të vendosë një numër rekord gjobash qarkullimi gjatë vitit 2020.

Viti 2020 nuk ishte një vit i lehtë për qytetarët e Tiranës. Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 në muajin mars, kryeqyteti u karantinua për një periudhë gati dy mujore, kohë kur qarkullimi i mjeteve dhe njerëzve ishte i kufizuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Bashkia e Tiranës, gjatë vitit 2020 u vendosën 265,315 gjoba ‘qarkullimi rrugor’ nga policia bashkiake, duke shënuar një rritje prej 58,199 gjobash nga vitit paraardhës, e barabartë me rritje vjetore prej 22%.

Gjobat e qarkullimit rrugor nga policia bashkiake e Tiranës kanë shënuar një rritje eksponenciale që nga ardhja e kryebashkiakut Erion Veliaj në pushtet, nga një mesatare prej 3052 gjobash në muaj në vitin 2016 në 22,110 gjoba në muaj vitin 2020, ose gati 10 herë më shumë.

Edhe pas përfundimit të karantinës, gjatë së cilës qeveria e kryeministrit Edi Rama nxori dhe mjetet e blinduara të ushtrisë në rrugë, masat e distancimit social dhe ora policore për aktivitetin e bareve dhe restoranteve vazhduan për muaj me radhë.

Sipas Bankës së Shqipërisë në tremujorin e dytë të vitit 2020, u shënua tkurrja më e madhe ekonomike e dekadës, pasi prodhimi i brendshëm bruto ra me 10.2 %, ndërkohë që vlerësohet se 50,000 punëmarrës humbën vendin e punës në të gjithë vendin.

Megjithatë, kriza ekonomike dhe situata e jashtëzakonshme shëndetësore nuk e ndali zellin e policëve bashkiakë të kryeqytetit për të gjurmuar automjetet e parkura ‘keq’ nëpër lagjet e kryeqytetit.

Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për COVID-19, Tirana ka qenë qarku më i prekur nga koronavirusi i ri në vend me 55,553 të infektuar dhe 997 viktima. /birn



2 Comments

  1. O i lumte dora. Duan makine populli qelbesire. Sduan aftobusa. Duan dhe parkim pa leke. Skaaaaaaaa. Paguaji ndertuesve. Bleje hapesiren poshte pallatit me 1500 euro m2 dhe mburrju shokut qe e blleve lire dhe mos harro 2 meleon shupllaka radhes tjater. Mbi gjithcka edhe ne bithe te na qijne vec saliun jo. Rrofte rilindja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *