• |
ide | kryesore

Incident në Vlorë, pronarët e lungomares vënë njëkohësisht himnin e flamurit, përplasen me policinë

-Instant, Të fundit



Nisma e pronarëve të lungomares për të protestuar me një mënyrë origjinale, duke vënë të gjithë njëkohësisht himmnin e flamurit, në momentet e fillimi të orës policore, ka përfunduar me një incident mes bizneseve të lokaleve dhe policisë së Vlorës. Ka pasur përplasje fizike dhe një grua është shoqëruar forcërisht nga uniformat blu.

Operatorët turistikë përgjatë zonës së Lungomares në Vlorë kishin vendosur që sonte pas orës 22:00, që përkon dhe me orarin për ndalimin e muzikës, të protestonin duke vendosur të gjitjë kolonën zanore të Himnit Kombëtar.

Ata dhe më herët patën paralajmëruar protesta, pasi janë kundër orarit aktual të lejimit të muzikës. Ata kërkojnë zgjatje të saj, pasi sipas tyre, kjo masë ka ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e biznesit.

“Ora policore ende në fuqi, na privon nga aktivitetet që ne si biznese (lokale) zhvillojmë; (dasma, gëzime familjare e cermoni të tjera), duke na ushtruar presion të vazhdueshëm dhe nuk na lejojnë të zhvillojmë normalisht aktivitetin tonë ekonomik, brenda orarit të lejuar nga institucionet, çka na vështirëson së tepërmi ekonominë, gjë e cila reflektohet edhe te të ardhurat familjare të çdo drejtuesi biznesi” thuhej në një letër ku Shoqata e Biznesit i kërkonte Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve që të rishikohen masat antiCOVID në vend.

Të hënën ata kanë paralajmëruar protesta për lehtësimin e masave.

©Lapsi.al

 

 



5 Comments

  1. Çfar bëni o policia??!! Jeni bërë qesharakë, jeni kthyer tamam ne lango të pushtetit. Njerëzit kanë gëzime, halle, duan të mbajnë familjet, punojnë si qeni gjith diten, juve të pafytyrët shkoni dhe i mbyllni biznesin!!

    Edhe ligjet kan nje bazë llogjike, çfar kuptimi ka ora 22:00 mbyllen të gjitha, mos fillon sulmin virusi mbas asaj ore??!! Ate që duhet të bëni është ti mos i bindeni urdhrave të paarsyeshëm dhe diktatoriale. Jo se do merrni vesh, po ta dini se juve policia e shitur jeni me faj këtu.

  2. Ju qe e votoni ne shumice dhe e doni shume mund ta hiqni superdeputetin KM Paulin Ramen i cili deri ne 10 te darkes e ben zap Virusin, po pas ores 10 i rreshket prej duresh:)

  3. Ju palla qe e votoni meritoni te mbylleni ne shtepi qe ne 7 te pasdites me vapen 40 grade por kryepleraxhiu juaj dhe kryeplehra jone ka qelluar zemermire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *