• |
ide | kryesore

“Jam këtu për Koeman, gati të luftoj”: Depay firmos për Barcelonën

-Instant, Sport



“Jam përmirësuar shumë me Koeman, të luaja në ekipin kombëtar dhe të stërvitesha me të ishte shumë e rëndësishme për mua. Më ka mbështetur gjatë dëmtimit. Më ka parë të luftoja për t’u kthyer më i fortë se më parë, më ka mbështetur për gjithçka. Ai insistoi që të vija këtu, prandaj jam shumë i lumtur. Jam gati të luftoj”. Këto janë fjalët e para të Memphis Depay, përforcimi i ri i Barcelonës, i cili arriti në një transferim falas nga Olympique Lyon. “Më pëlqen të luaj futboll proaktiv, të krijoj shanse, të jap asist dhe të shënoj gola – shtoi sulmuesi holandez – Është një ditë e veçantë, unë jam shumë i ngazëllyer që jam këtu dhe në këtë stadium. Nga kjo aventurë unë pres të fitoj trofe, jam shumë i ngazëllyer nga idea që do t’i njoh të gjithë”.

E ndërkohë, katalanasit po kërkojnë të organizojnë edhe një shkëmbim me Milanin. Kuqezinjtë në kërkim të një zëvendësuesi për Hakan Calhanoglu, kanë shënjestruar Philippe Coutinhon, i cili është në dalje nga Barcelona. Në këtë pikë, blaugranat kanë kërkuar të përfshihet në negociata Alessio Romagnoli, që – sipas asaj që raporton ‘Sport’ – i pëlqen shumë Barcelonës. Mbrojtësi italian, që në muajt e fundit ka gjetur pak hapësira tek kuqezinjtë, i mbyllur nga Tomori dhe Kjaer, është ndjekur nga specialistët e merkatos të klubit spanjoll për një kohë të gjatë dhe, në rast të lamtumirës së Umtiti dhe Lenglet, mund të përfaqësojë përforcimin e duhur për mbrojtjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *