• |
ide | kryesore

Këndoi himn partizan, Lazio i del në mbrojtje Hysajt: “Jo instrumentalizimit personal dhe politik”

-Instant, Sport



“Është detyrë e Shoqërisë të mbrojë të teseruarin e vet dhe ta largojë atë nga instrumentalizimi personal dhe politik që sigurisht në këtë rast nuk kanë asnjë lidhje me kontekstin informal dhe miqësor në të cilin ndodhi episodi”. Ky është reagimi i parë zyrtar i Lazios, që e ka specifikuar këtë në një komunikatë për shtyp, në lidhje me ngjarjen që ka përfshirë blerjen e re Elseid Hysaj, të sulmuar në mediat sociale nga tifozët e bardhekaltërve për faktin se këndoi ‘Bella Ciao’ gjatë një darke me ekipin.

“Grumbullimi i skuadrës duhet të vazhdojë me angazhimin maksimal sportiv dhe në klimën e qetësisë që është frymuar deri më tani”, përfundon komunikata e Lazios.

Shqiptari zgjodhi të këndonte himnin partizan, në traditën që cdo lojtar i sapoardhur në klub duhet të këndojë përpara shokëve të rinj të ekipit. Por kjo këngë e famshme nuk i ka pëlqyer ultrasve bardhekaltër, të krahut ultra të djathtë dhe shkodrani është vënë në shënjestër të fyerjeve në mediat sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *