• |
ide | kryesore

Kurti publikon deklaratën e paqes me Serbinë: Vuçiç e refuzoi pa e lexuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje të tjera nga takimi që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai ka publikuar deklaratën e paqes e përbërë nga 6 pika që ka bërë në takim e Brukselit i ndërmjetësuar nga Borrell. I pari i qeverisë së Kosovës thotë se në takim i ka dhënë Vuçiçit 3 libra, por ai nuk i ka pranuar.

“Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori 3 librat që ia dhashë: Rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”, – ka shkruar Kurti.

Ai ka shprehur keqardhje që Serbia nuk pranoi futjen në tekst të togfjalëshit “ballafaqimi me të kaluarën”.

“Serbia si shtet ka ardhur në mesin e popullsisë shqiptare me gjenocid dhe ka ikur me gjenocid. Mosnjohja e së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhura ngushtë” – tha Kurti.

Për fund Kurti thotë se Kosova është për dialog konstruktiv dhe për dallim nga Serbia “Kosova ynë nuk ka dilema sa i përket integrimeve euro-atlantike” . ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *