• |
ide | kryesore

Mark Marku: Ndoshta PD duhet të ngrijë raportet me Berishën pas shpalljes “non grata”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i zgjedhur në qarkun e Lezhës, Mark Marku ka kërkuar ‘ngrirjen’ e përkohshme të ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Log” në ABC, ai tha se se duhet të ketë një “ngrirje” të marrëdhënies së Sali Berishës me grupin e PD-së pas vendimi të marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e shpalli “non grata”.

Sipas deputetit të zgjedhur, protagonizmi në parlament i Berishës dëmton forcën që themeloi 30 vite më parë, ndaj dhe duhet që të bëjë një hap pas.

“Në gjykimin tim një kryeministër dhe një ish-president në momentin që mbaron mandatet largohet nga politika, kështu që ai do të duhet ta kishte bërë vetë. Është fat i keq që nuk kemi parlament me dy dhoma që një pjesë e ekselencës politike kalon në një nivel pak më “parazitar” por është një garanci për sistemin. Kushdo që mbaron një mandat të kësaj natyre nuk ka përse të jetë deputet. Patjetër që është një problem në PD për faktin që është shpallur “non grata” nga SHBA pasi kushtëzon marrëdhëniet e PD-së me SHBA-në që janë vend me shumë ndikim në botë dhe në politikën shqiptare.

Normalisht kjo është një kosto, por PD, Basha e ka shumë të vështirë për ta marrë një vendim edhe nëse ja kërkojnë. Edhe vetë PD-ja e ka shumë të vështirë ti thotë kryetarit të vet. E para se vendimi nuk është i argumentuar përse është shpallur “non grata”. Zgjidhja do të ishte një “ngrirje” për të mos u rënduar, për të mos e komplikuar këtë marrëdhënie me PD-në, një “ngrirje” e marrëdhënies, të Berishës me grupin e PD-së. Mund të vijë edhe në parlament, se nuk e pengon kush,”- tha Marku.



13 Comments

  1. Ne pikepamje te interesit publik, ndonese ne pushtet ka bere shume te keqija, ne opozite Berisha nuk ka bere ndonje te keqe, perkundrazi. Ne pikepamje te interesit te PD-se eshte gje qe ha debat. Po, pervec ndoshta PD-se dhe qeverise interesi i kujt eshte qe Berisha te mbylle gojen? I imi jo njehere. Berisha ne shumicen e rasteve flet si deshmitar. Askujt nuk i intereson background-i i deshmitarit, por vetem ajo qe ka per te thene. Pertej funksionit si deshmitar, edhe gjeja kryesore qe ka bere ne opozite si politikan qe eshte kundershtimi i ndryshimin te kufinjve ka qene e drejte. Edhe po te ishte apo te shkoje ne burg per korrupsion fjala e Berishes do perbente interes publik.
    Mos harrojme edhe luften ndaj axhendes Sorosiane qe eshte e domosdoshme per te shpetuar ate cike demokraci apo dhe shqiptari qe na ka ngelur.

    1. Berisha ka bere nje te keqe shume te madhe ne opozite, mbase e keqa me e madhe ne jeten e tij, ka vene Bashen kryetar te PD.

      1. Po se keshtu ja kerkuan Soros me ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton. Soros donte ti kishte te dyja krahet e politikes ne Shqiperi. Hapi tjeter ishte qe me refomen te heqin Meten dhe pastaj qef o qef.
        Berisha tani eshte i shtangur sepse ka bere ujdi me ta, c’paten?
        Kryetari i PD duhet te ishte bere Sokol Jolldashi, sepse njihte shume mire bazen e PD-se, ishte njeri me interesa te gjera, kishte karizem, nuk ishte mercenar i Soros, ishte energjik dhe aktiv.

        Basha s’kishte lidhje me PD u katapultua ne krye pa asnje merite thjeshte se ishte mercenar i Soros, dhe miqesia me dhendrin dhe vajzen e Berishes u merrte si garanci besnikerie. Basha eshte i squllet i fjetur, nuk e njeh bazen e Partise, hipokrit, pa karizem, jo energjik dhe jo aktiv, skuth dhe njeri pa interesa te gjera. Pra i shpelare si person ne planin shpirteror dhe mendor. Tamam Luli i vocerr.
        Une mendoj se ai kurre nuk do behet Kryeminister, e kane lene per te luajtur rolin e opozitarit karshi Rames (dmth mos kete opozite) duke perfituar ne planin ekonomik nga “hisja” qe i jep Rama.

  2. E o Marku të paskan fryrë në vesh ë!!!Posi mund të flaket Berisha pse e ka shpallur Amerika majtiste pa e kaluar në kongres e senat?Po kush je ti mor zotëri që të deklarosh kështu??Pra gjithë historia e Pd e pluralizmit e suksesit të tij si lider ti hedhim poshtë se e majta sorrosiane. Po na thuaj një gjë. A do të ndodhte kjo po të ishin republikanët?????

    1. Po sikur te te shpallin ty Marku non grata, cfare duhet bere? Meqe je askushi nga te te perjashtojme. Je si kungulli qe mori gardhin, ti dhe Basha!

    2. Marku eshte i tredhur nga trute, mendon vetem se po i vjen radha te beje pasuri duke vjedh nga taksat duke u marre me politike, sepse si “profesor” u pa cfare trapi dhe gojendyre ishte kur i tha Musa Ulqinit live ne Tv “Mos ha mut se te gjuj me shishe kokes”.
      Nje tjeter gafe ku tregoi se eshte fare idiot, harbut dhe i paditur ishte kur ju tha ne nje studio te ftuarve te tjere “se ju keni qene te pushtuar nga Turku une jo” meqe Mirdita ka pas nje fare autonomie pasi Turqit ja kishin lene Markagjonit ta qeveriste me Kanun. Por Marku nuk e di se Garda Personale e Mustafa Pash Bushatlliut perbehej nga 500 Mirditore te cilet ja jepte Markagjoni si detyrim nga mareveshja.
      Vec kesaj e kam pare ne emisione se si paraqet injorancen e tij si argument ne debat kur thote:- une se di kete duke kujtuar se meqe nuk e di vete nuk eshte e vertete.

  3. Basha eshte sorrosian e mbeshtet fort ramen as qe vihet ne dyshim.edhe nje kafe te pranosh nga dikush ia ke per detyrim tja kthesh.ky eshte derguar ne universitet dhe eshte mbajtur nga sorrosi.eshte e thjesht edhe per nje medioker.ndersa Berisha per bashen eshte nje hic,e pa mbeshtetjen qe gezon ne mase,nuk do kishte me asnje akses ne pd.basha mban ramen ne pushtet…..me vjen keq per popullin qe votoi PD,dhe qe vazhdon te shitet nga ky felliqesir.

  4. Qe Berisha duhet te ishte larguar vete plotesisht nga politika ne 2013 pasi humbi zgjedhjet, do ta

    kisha mirpritur sepse s’kishte cfare kerkonte me pas funksioneve te larta qe ka pasur. Ai nuk e beri

    dhe ceshte e verteta ne mandatin 2013-1017 luajti nje rol vendimtar kunder revanshit te paper-mbajtur

    te pushtetareve te rinj. Mos harrojme se sidomos ne ate legjistature rreth 19 depudet te PS-se

    vinin nga bota e krimit, vrases, perdhunues e trafikant dhe ishin detashmente edhe per sulme fizike

    sic ishte rasti i rrahjes se Strazimirit. Prezenca e Berishes, fjalimet dhe denoncimet e tij te

    guximshme u bene mbeshtetje dhe rriten vetbesimin dhe qendrimin e grupit parlamentar te PD-se

    Pastaj Berisha duhej te largohej ne vitin 2017. Nuk e beri. Duhet te mos kandidonte ne vitin 2021

    Nuk e beri. Por sot nuk mund ta beje. Sepse eshte me se e qarte se shpallja non grata nga SHBA

    eshte bere nga lobingjet e Rames e Sorrosit per ta hequr qafe e per ta njollosur. Do te ishte

    pranim i fajit pa pasur faj, do te ishte kapitullim para atyre qe po e zhbejne Shqiperine, do te

    ishte flamuri i bardhe para Rames jo vetem i Berishes por edhe cdo demokrati e votuesi te PD-se.

    Kundershtaret e Berishes sidomos tani qe kaqne edhe mbeshtetjen e te majtes se SHBA-se mund

    ta heqin qafe Berishen, mund ta largojne nga politika e ndoshta edhe nga kjo bote, por Berishen

    kurre nuk mund ta njollosin apo ta largojne nga zemrat e cdo demokrati . E megjithate Berisha

    duhet te largohet sepse nuk eshte koha e tij. Eshte koha e te korruptuarve si Rama, eshte koha

    e maskarenjeve dhe Berisha ne ate parlament eshte si te marresh nje shqiponje e ta fusesh

    ne nje kenete per te notuar krah bretkosave, zhabave, e zvarranikeve te csdo lloji. Ai jo vetem

    nuk duhej te shkonte por duhet ta perbuzte kete palo parlament te dale nga zgjedhje te

    monitoruara nga patronazhistet.

  5. O Marko ti sikur e mban veten dhe per profesor,lere pasta kur ti debaton neper emisione kur ti merr fjalen te ikin shume shpesh valet,ti nuk ke kapacitet intelektuali per te diskutuar per dr Berishen,por s’i duket terezia edhe ty te kane peshperirur sirenat ne vesh,si duket terezia te erdhi sahati per te nxjeresh kollen.

  6. Si ka mundesi me keto lloj qeniesh ?!
    Kur e pyeti Edvin Rama ne studion e opinion se je Demokrat kete Markun ?E dini se si tha :Jo,tha nuk jam !
    Hapni arkivat e Opinion dhe shikojeni e tani u be ky ?Pse tha dy gjera qe i pelqyen Patozit,nuk kape qiellin Mark,por thjesht je nje deputet ne Parlament dhe kaq.Ke mendimin tend,po por kujdes se kur e ngaterron me peshen qe po perpiqesh ti mbartesh vetes mbi shpatulla,zor se ecen as edhe 5 cm,e jo me sa hija jote !
    Lere protagonistin se mediat qyfyre dhe lajme duan dhe edvini ferkon barkun nga aftesia jote mbitokesore per strateg e luftetar ?!Boll se na hape barkun !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *