• |
ide | kryesore

Nesër Kurban Bajrami, besimtarët e vaksinuar drejt Mekës

-Instant, Lajme, Planet



Nesër, besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë festën e Kurban Bajramit, që festohet gjithnjë 2 muaj pas muajit të Ramazanit. Besimtarët myslimanë, ata të vaksinuarit, i janë drejtuar tashmë Haxhit në Mekë, për të kryer ritin e përvitshëm për faljen e Kurban Bajramit, që edhe këtë vit mbarë botën e gjen të mbërthyer nga pandemia e koronavirusi.

Vetëm 60 mijë besimtarë do të lejohet të vizitojnë Mekën këtë vit, në krahasim me numrin e jashtëzakonshëm të para pandemisë, ku në Arabinë Saudite mbërritën 2.5 milionë besimtarë. Këtë vit janë lejuar vetëm besimtarët e vaksinuar, mes moshave nga 18 deri në 65 vjeç dhe ata që nuk vuajnë nga sëmundje kronike. Xhamia e madhe në Mekë ndërkohë është dezinfektuar përpara mbërritjes së besimtarëve, ndërsa atyre që do të falin bajramin aty, do t’u mundësohet një byzylyk elektronik për t’i gjurmuar.



1 Comment

  1. Hahahaha, per te vizituar Meken tani qenka kusht vaksinimi …
    Neser pasneser do thone dhe qe eshte irdher nga Zoti me u vaksinu, njerez trushplare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *