• |
ide | kryesore

Nis sot java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, ministrja Manastirliu apelon qytetarët të imunizohen

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga sot do të nisë në vendin tonë java e hapur e vaksinimit për grupmoshën +18 vjeç në Shqipëri. Çdo qytetar mbi 18-vjeç që ka dëshirë të vaksinohet kundër koronavirusit, mund të bëjë këtë në çdo qendër shëndetësore në vend. Vendim për javën e vaksinimit të hapur u mor nga Ministria e Shëndetësisë, pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinës coronavac,

Një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri apel që çdo qytetar që i përket kësaj grupmoshe të drejtohet në çdo qendër shëndetësore apo vaksinimi në vend.

“Pas mbërritjes së 340,000 dozave të vaksinave, kemi vendosur të kthejmë sërish ditët e hapura të vaksinimit, sipas planit të vaksinimit dhe rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Do të jenë datat, nga dita e hënë e javës që hyjmë, deri në datë 25 korrik”, shkruan Manastirliu.



4 Comments

  1. Mos u vaksinoni me nje vaksine experimentale te paprovuar dhe patestuar. Vaksina ka dhene efekte te pariparueshme deri fatale ne zemer te moshat e reja.
    Vaksinat nuk mbrojne nga covid, hapni syte njerez lexoni dhe mos u beni dele.
    Ilace te zakonshme si ivermektina dhe fluvoxamine jane perdorur me sukses si profilaktike dhe si kurues te covidit ne shum vende por informacioni eshte mbytur nga “ekspertet” qe kane agjende te parapergatitur. Covid19criticalcare.com Flccc.org

  2. HAJDE RRADHA SA ME SHUME TRUSHPELARE&RILINDAS VAKSINOHUNI SE KESHTU JU THOTE PARTIA DHE XHAXHA SORROSI, SEPSE KESHTU ME NE FUND ZOTI DO JU SHFAROSE ME BUDALLALLEKUN DHE LIGESINE TUAJ.BEHUNI KAVIET E KILL GATES! HAJDE SA ME SHUME RIPJERDHES TE VAKSINUAR AQ ME MIRE PER SHQIPERINE! AMEN!

  3. Vaksina si ne Afrike. Gjithe Europa perdor Pfizer ose Astra Zeneca.
    Keta marrin 340mije vaksina qe nuk i njeh askush. Nese udheton ate vaksine nuk e njeh asnje shtet. Mbushin xhepat e tyre me tendera vaksinash boshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *