• |
ide | kryesore

Përplasi Verstappen, vërshojnë fyerjet raciste mbi Hamilton: “Këta persona nuk kanë lidhje me sportin”

-Instant, Sport



Aksidenti mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen në xhiron e parë të Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe pati një pasojë të papranueshme në mediat sociale, me fyerjet raciste që vërshuan ndaj pilotit të Mercedes, që janë dënuar ashpër nga Formula 1, nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit dhe natyrisht nga vetë Mercedesi.

“Gjatë dhe pas Çmimit të Madh në Angli, Lewis Hamilton ishte vazhdimisht viktimë e fyerjeve raciste pas një aksidenti në garë. Formula 1, FIA dhe ekipi AMG Mercedes dënojnë me forcë këtë sjellje. Këta njerëz nuk kanë asnjë lidhje me sportin tonë dhe ne kërkojmë që ata të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Formula 1, FIA, pilotët dhe ekipet po përpiqen për një sport gjithnjë e më gjithëpërfshirës dhe këto raste të papranueshme të abuzimit në internet duhet të raportohen dhe eleminohen”.

Ky është teksti i njoftimit zyrtar për shtyp, të cilit Red Bull i është bashkuar, duke ofruar solidaritetin e tij: “Si skuderi jemi të trishtuar dhe të neveritur nga ofendimet raciste që Lewis Hamilton u desh të durojë në mediat sociale pas përplasjes në fillim të garës me Max. Nuk ka asnjë justifikim dhe nuk ka vend për asgjë nga këto në sportin tonë dhe përgjegjësit duhet të dënohen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *