• |
ide | kryesore

Protesta e lokaleve/ Dritan Leli si Rama: Ndotje akustike e paimagjinueshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndryshe nga ç’jemi mësuar muajt e fundit, ku Edi Rama dhe Dritan Leli janë në përplasje të hapur, kryetari i Bashkisë në një intervistë për mediat, ka folur mbi shqetësimet e bizneseve në Vlorë, për çështjen e muzikës duke thënë se krijohet ndotje akustike.

Ky reagim ngjan me atë të kryeministrit që e quajti Lelin “të vdekurin e Bashkisë”, dhe ka nisur edhe një fushatë PR-i kundër kryebashkiakut.

Lexo më tej: 

Zgjatet me një orë lejimi i muzikës/ Rama: Lungomare s’ka muzikë, por ndotje akustike 

Si e inskenon Rama pastrimin e plehrave në Vlorë, për të demaskuar Dritan Lelin (VIDEO) 

Leli tha se si bizneset ashtu edhe policia duhet të jenë në respekt të ligjit, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve në uljen e muzikës, që sipas tij në shumë raste krijon probleme dhe kakofoni për turistët.

Leli tha se ai është në komunikim të vazhdueshëm me bizneset, dhe pamje të tilla si tensionet e brendshme janë të papranueshme.

“Ky nuk është takimi i parë që ne kemi pasur me bizneset, i kam pritur më herët dhe në zyrën time sa i takon çështjes së taksave.

Fasha orare është shtyrë me një orë, ajo që dua të ndaj me qytetarët është shqetësimi për shkak të ndotjes akustike, që hera herës krijon një rrëmujë të paimagjinueshme.

Muzika me zë të lartë presupozon që njerëzit të flasin me zë më të lartë, duke përbërë rrezik të mëtejshëm për përhapjen e pandemisë. Unë mendoj se vendimmarrja për muzikën është e drejtë, ka shumë ankesa në lidhje me policinë, unë kam vendosur një takim dhe me kreun e policisë, për të shprehur shqetësimet që ata kanë.

Nuk mund të ftosh klientët pak minuta para fashës orare, në një kohë që në çdo vend tjetër nëse shkon 30 minuta para mbylljes të thonë se kuzhina është e mbyllur.

Vlora ka njerëz me temperament të fortë, siç janë biznesmenët e qytetit, por në fund fare janë njerëz që shërbejnë. Pronarët e bizneseve të Lungomares janë në komunikim të vazhdueshëm me kreun e Bashkisë për çdo problematikë që ata kanë, dhe kemi pasur një marrëdhënie të shkelqyer, ne jemi në kontakt të herëpashershëm.

Unë nuk do të doja të shihja absolutisht pamje të tilla, nëse bizneset do të ishin të mbyllura, jam i sigurt që punonjësit e policisë nuk do të ishin aty, të dyja palët duhet të respektojnë ligjin dhe rregullat që janë në fuqi”, u shpreh Leli.

Ndërkohë që nga dita e nesërme, orari për lejimin e muzikës do të zgjatet me një orë. ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Dakord por mos perdorni kovidin.
    Rregullohet ndryshe kakofonia e muzikes o poshtersira.

    Leli sqaron situaten me mire sh. Me mire se rama

  2. Ka te drejte leli askund nuk ndodh si ne shqiperi. Diskotekat e lokalet e nates kudo ne boten e civilizuar jane te percaktura ne ate menyre qe mos shqetesosh as pushuesit e as banoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *