• |
ide | kryesore

Protesta në Vlorë kundër orës 22:00 për muzikën, lirohen të shoqëruarit pasi grumbullimit të pronarëve përpara komisariatit

-Instant, Lajme, Të fundit



Personat e shoqëruar një natë më parë nga policia e Vlorës pasi vendosën himnin kombëtar pas orarit të përcaktuar në shenjë proteste, janë liruar përgjatë orëve të natës nga policia. Mosplotësimi i kërkesës së tyre të vetme, që muzika të mos ndalohet në orën 22:00 pasi po dëmton bizneset, ka bërë që pronarët në Vlorë të dalin dhe të  protestojnë. Në orën 21:45 ato vendosën të gjithë njëherazi himnin e flamurit me zë të lartë, mirëpo pati edhe disa incidente që përfundoi me disa të shoqëruar në Polici.

Menjëherë pas shoqërimit të pronarëve të lokaleve, mes të cilëve edhe një grua, shumë prej tyre dolën në protestë deri pas mesnate duke kërkuar lirimin para Komisariatit të Vlorës. Protesta pati edhe momente tensioni dhe në momentin që drejtori i Policisë së Vlorë, Olton Bistri po largohej nga zyra, në kor janë dëgjuar thirrje “Ik, Ik, Ik”.

 



3 Comments

  1. HAJDE SE NGA VLORA NISI RIPJERDHJA DHE NE VLORE DO GJEJE MORTJEN! KA VAJTUR ATY KU NUK MBAN ME! SHITESIT E DETIT GREQISE!NDARESIT E KOSOVES MBYLLIN HIMNIN E FLAMURIT NE QYTETIN E FLAMURIT! EDHE SA DO SHOHIM AKOMA NGA I CMENDURI EDroga?!

  2. Titulli i librit është vet titulli i dosjes sekrete: mbi përndjekjen, arrestimin, hetuesinë, gjyqin dhe ekzekutimin e Vilson Blloshmit: Dosja Formulare, Kategoria 2°, nr.840.

    ‘Pas shumë vite kërkimesh, më në fund kam gjetur procesverbalin e pushkatimit të vëllait, ku ka firmosur Spiro Koleka, Haxhi Lleshi e disa të tjerë. Ata kanë diskutuar 5 orë për një dekoratë dhe në fund ishte pika e tretë, kur njëri prej tyre thotë se ‘kemi edhe disa të dënuar me vdekje, dhe si do të bëjmë me ta’. Aty është vetëm një shprehje e Haxhi Lleshit, që ‘këta janë familje armiqsh dhe nuk e duan socializmin’. Kaq ishte’ – thotë zoti Blloshmi.

    Dy poetët u pushkatuan më 17 korrik 1977 për motive politike si kundërshtarë të regjimit. Vilsoni ishte 28 vjeç në kohën e arrestimit dhe pushkatimit dhe la pas jetime një vajzë të mitur vetëm 1 vjeç

  3. Femijet dhe nuperit e haxhi lleshit sikurse ata te Spiro kolekes jane pasaniket e tiranes dhe shetisin serbes duke predikuar regjimin e Qelbesires. Ndodh sepse askush nuk ka hapur as edhe nje gjyq kunder krimeve te komunizmit ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *