• |
ide | kryesore

Rama bën thirrje: “Delta” është variant i rrezikshëm i koronavirusit, vaksinohuni!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, për t’iu paraprirë çdo rreziku të mundshëm nga varianti “Delta”, ndonëse në vendin tonë nuk janë konfirmuar raste të këtij varianti.


Gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësore të Bashkisë Dimal, kreu i qeverisë theksoi se ky variant i ri i kononavirusit është i rrezikshëm.


“Ajo që vlen për t’u nënvizuar si mesazh sot është përtej faktit që Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht mirë, dhe është botërisht e klasifikuar në vendet e para sa i përket efikasitetit të këtij varianti të ri. Është variant agresiv, përhapet shpejt. Është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar. Vaksinimi se bën 100% ë paprekshëm nga virusi, por e bën të dobët përballë individit. Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshëm, pa dhimbje dhe vuajtje. Prandaj për t’u mbrojtur nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi. Këto po ju flet një i vaksinuar, ja ku jam, s’kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që vijojnë të jenë spektikë. Është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe ata ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit.”, tha Rama.

6 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu