• |
ide | kryesore

“Sendet e mia kthejani gruas”: zhduket pa lënë gjurmë prej ditësh sportisti ugandas, e pikasin në Nagoya

-Instant, Sport



Pothuajse tre ditë pas zhdukjes së tij, nuk ka asnjë lajm për peshëngritësin ugandas, 20-vjeçarin Julius Ssekitoleko, që u largua papritmas nga grumbullimi i ekipit të tij në Izumisano, prefektura e Osakas pasi mësoi se ai nuk do të ishte pjesë e ekipit për Lojërat dhe se të martën duhej të kthehet në vendin e tij. Elementët e vetëm të dobishëm për të sqaruar historinë, sipas autoriteteve lokale, mbeten një pusullë në të cilën Ssekitoleko shpjegonte se dëshiron të kërkojë një punë në Japoni dhe blerja e një bilete për një tren të shpejtë për në qytetin e Nagoyas.

Dëshmitarë e kanë parë atë në stacion në orët e para të mëngjesit të së premtes, të njëjtën ditë kur ai duhej të siguronte një mostër prove Covid-19 dhe mosparaqitja në të cilën shkaktoi alarmin. Në shënimin e gjetur, peshëngritësi theksoi se ai nuk dëshironte të kthehej në Uganda dhe u kërkoi drejtuesve të ekipit të tij që t’ia kthenin sendet e tij gruas së tij.
Në fakt, një person që besohet të jetë atleti ugandas, që u zhduk nga qendra e tij e stërvitjes para-olimpike në Japoninë perëndimore javën e kaluar, është pikasur nga kamera e mbikëqyrjes së stacionit të trenit të shpejtësisë së lartë Nagoya, rreth 200 kilometra nga vendi ku ai ishte. Sipas policisë, ky ishte peshëngritësi 20-vjeçar Julius Ssekitoleko.

Delegacioni i Ugandës ishte ndër ekipet e para që mbërritën në Japoni për Lojërat Olimpike të Tokios dhe më 19 qershor dy anëtarë rezultuan pozitivë në uljen në aeroportin Narita. Ekipi më pas filloi stërvitjen në Izumisano, një qytet në prefekturën Osaka, në 7 korrik, pasi përfundoi karantinën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *