• |
ide | kryesore

Sërish protestë e bizneseve në Lungomare: Nuk i duam “karamelet” e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pronarët e bizneseve në zonën e “Lungomares” në Vlorë nuk heqin dorë nga protesta. Mbrëmjen e sotme ata deklaruan se nëse dy kërkesat e tyre, për zgjatjen e orarit të lejimit të muzikës deri në 24:00 dhe lejimit të orës policore të lëvizjes nga 24:00 në 02:00 nuk do të tërhiqen, por do të vazhdojnë protestën. Vendimin e qeverisë për zgjatjen e fashës vetëm me një orë të lejimit të muzikës, e cilësuan “karamele”.

“Ne e bëmë këtë protestë në mënyrë më të qytetëruar. Ne hapin e parë e bëmë, ne presim që kryeministri dhe qeveria të na e kthejë me të njëjtën dashamirësi” – tha njëri prej pronarëve.

Ndërsa një tjetër theksoi se “Topi ka mbetur në fushën e qeverisë. Nëse jo do të mblidhemi dhe do të vazhdojmë” .

“Ne na u duk si një karamele që na u dha nga ora 22:00 deri në 23:00, sidoqoftë faleminderit edhe për atë – shtoi një tjetër.

Mbrëmjen e sotme ata i rrethuan në mënyrë simbolike lokalet e tyre me shirita duke ndezur disa qirinj, ndërsa vendosën edhe disa pankarta me mesazhe “mos na prekni klientët”, etj. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *