• |
ide | kryesore

Takimi në Bruksel, Kurti akuzon Serbinë: Keni kryer tre gjenocide ndaj shqiptarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Në takimin që po zhvillohet në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç për kryerjen e tre gjenocideve ndaj shqiptarëve.

Mediat në Kosovë shkruajnë, se Kurti i ka rikujtuar Vuçiçit se gjenocidi i parë ka ndodhur në vitin 1878 dhe i fundit në 1999.

Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiçit. Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor, kur procesi i dialogut, i cili u ndërpre në shtator të vitit 2020, rifilloi.

Takimi i parë tregoi se palët kishin dallime të mëdha, megjithatë të dy krerët e dy shteteve u pajtuan që t’i vazhdojnë takimet.

 

 

Siç njoftoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiçit do të përqendrohen në përparimin e arritur si dhe në hapat e mëtejmë në procesin e dialogut.



5 Comments

  1. kujt i sherben radikalizimi i pales Kosovare? Shqiptareve apo Shkjaut?
    Ku con uje kjo strategji?
    A mos valle po humbasim kohen me te mire ne favorin tone, pra Presidencen Biden?

    1. Jo po ti fshijne me gome genocidin dhe ta marrim nje te rrahur shpatullash “bravo” nga Vucici dhe lobistet e tij ne EU apo USA? Po te ishte ashtu sdo e kishte pranuar e njohur as Gjermania genocidin qe beri mbi hebrenjte apo shtete te tjera dhe ju pagoi demshperblim.

      S’duhen harruar keto se pastaj i harron dhe historia. Me keq akoma, e modifikojne historine dhe na behet dhunuesi viktime sic po ndodh me Serbet. Ca gjera eshte mire te thuhen ne sy e te shkruhen ne dokumenta.

  2. Vuc-vici te akuzoi se ke ngel ne te shkuaren. mund ti pergjigjesh fare kollaj ketij cop muti. mund ti thuash qe ne te tashmen dhe ne te ardhem Kosova eshte e pavarur dhe Vucqiri te shkeputet nga e shkuara.

  3. Prandaj o Qelbesira serbe, ne Turqi me popullsi 85 miloon banore ne 10 banore 1 eshte me origjine shqiptare. Jane Shqiptaret e perzene nga trojet e tyre ne te quajturen Jugosllavi.
    Me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin ju ka ngel sharra ne gozhde.
    E kishit te lehte ne Thaçrat qe per interesat e tyre e lane Kosoven ne kete gjendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *