• |
ide | kryesore

U kap me kokainë, mbetet në burg efektivi i policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Elefterios Sullaj, efektivi i arrestuar me urdhër të SPAK është lënë në burg nga GJKKO.

Kjo e fundit ka rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie, duke e lënë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Sullaj u arrestua rreth një muaj më parë së bashku me dy bashkëpunëtoret e tij, Mikel Zhegun, dhe Eris Tafën.

Sipas SPAK,  Sullaj ndihmonte dy personat e lartpërmendur që të  shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, për të shpërndarë drogë në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *