• |
ide | kryesore

Video/ Brazili fluturon drejt Tokios, në avion Dani Alves… bëhet steward

-Instant, Sport, Video



Brazili ka fluturuar drejt Tokios me një grup shumë të ri dhe lideri i padiskutueshëm i ekipit kombëtar të verdhejeshilëve në Japoni do të jetë Dani Alves, i cili udhëtoi për në Japoni me synimin për të përmirësuar rekordin e tij të pabesueshëm të trofeve. E në fakt mbrojtësi i djathtë e ka treguar veten lider edhe para se të mbërrinte në Japoni, sepse në aeroplanin e ekipit kombëtar brazilian të futbollit ai e improvizoi veten… steward. Debutimi në Olimpiadë i ekipit të drejtuar nga André Jardine do të jetë kundër Gjermanisë në 22 korrik në stadiumin ndërkombëtar Yokohama.

“Ai është lideri i përsosur, është një fitues, ka karizëm dhe respektohet shumë nga të gjithë. Ai është një shembull për këtë brez dhe nuk ka marrë pjesë kurrë në Lojëra. Do të jetë një udhëzues në fushë dhe një shembull”, deklaroi Jardine, vetëm tre vjet më i vjetër se mbrojtësi, menjëherë pasi kishte publikuar listën e të grumbulluarve.

Në moshën 38 vjeçare, një nga lojtarët më të suksesshëm ndonjëherë është në kërkim të një titulli që ende nuk e ka në palmaresin e tij: medaljen e artë olimpike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *