• |
ide | kryesore

Zgjatet me një orë lejimi i muzikës/ Rama: Lungomare s’ka muzikë, por ndotje akustike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nisi si një masë për të parandaluar përhapjen e covid, por ndalimi i muzikës tashmë po kalon në çështje shijesh që nuk i përshtaten kryeministrit Rama. Këtë lë të kuptohet mesazhi i reagimit të tij për protestën në Lungomare, ku bizneset kërkojnë lejimin e muzikës deri në orët e vona të natës. Në tre momente që e ka ndarë reagimin e tij, Rama nuk flet për covid, por për atë që e quan ndotje akustike. Gjithsesi kryeministri thotë se nga nesër muzika do të ndalet në orën 23:00, pra një orë më pas. Më poshtë reagimi i plotë i Edi Ramës:

Protestë në Lungomare për muzikën?
1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë
2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.



9 Comments

  1. Ja dhe Zeusi zemergjere ua shtoi nje ore muziken ne plazh.
    Po nudo, a te dalim sic dole ti me gruan e ministrit te brendshem, o lartmadheri?

  2. Po ne qe s’duam muzike poshte dritares ku te mbytemi?? Bejeni muziken me firmat e banoreve dhe zgjidhet ai muhabet. Ne plazh nuk te con njeri me zor. Kush nuk do muzike rri larg lokaleve. Po c’te bejme ne ne mes te Tiranes qe s’jemi as zone turistike edhe na mbyti muzika??

  3. Bota e qyteteruar o rrenacak, endalon muziken dhe festimet ne oren 24, jo ne 23 , o ti qe nuk ke asnje rapport me te verteten!

  4. Problemi eshte se shqiptari e ngre muziken ne kup te qiellit. E ngre ne maximum qe tja kaloje lokalit ngjitur. Shqiptari se ka nocionin e audios normale. Ndaj ne edhe oren 10 e kemi shume. Seshte ceshtje edi rama, eshte ceshtje civilizimi.

    1. Kavajso, veni men by… s ti, mos u mer me gjona te ronda.
      Po pse ato amplifikatoret, qe e ngrene shume zerin e muzikes, jane prodhuar me porosi vetem per 5 shqiptare?

  5. Ky perdor Kovidin per gjendje shtetrrethimi.

    Nuk dime ne u hoq gjendja e jashtezakonshme e termetit apo eshte ende ne fuqi.

    S’le preteks pa perdor per kontroll.

    Teknologjine e perdor per portale te detyrueshme rregjistrimi per femijet ne shkolla. Si premise per rregjistrat e ardhshem te popullates, paralel me rregjistrat e Gjendjes Civile te cilet jane te mbikqyrur ligjerisht, kurse Portalet e kesaj qeverie i kontrollon Agjecia e te dhenave, qe eshte funksion i vet qeverise dhe qe shiti te dhenat te PiSat.

    Bleu drona “per kontroll territori” – kush kontrollon si perdoret kjo teknologji lidgur me civilet?
    Ju dha akses per kontroll llogarish bankare strukturave te ndryshme, pa i kontrolluar kush hyn e del ne rregjistrin e llogarive bankare pa filtra

    Kovidi- preteks per sundim mbi ligjin nga Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *