• |
ide | kryesore

Bënin gara shpejtësie në autostradë, ndëshkohen dy shoferë nga Kosova në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin për parandalimin e aksidenteve.

Autoritetet bëjnë me dije se dy qytetarë nga Kosova të cilët nuk kanë ndaluar gjatë kontrollit me radar, janë bllokuar nga policia në hyrje të Vlorës, pasi po lëviznin me shpejtësi 225 km/h.

Shoferët janë njoftuar nga policia për të ndaluar por kanë vijuar më shpejtësi drejt Vlorës. Ndërkohë pas aktivizimit të shërbimeve të Policisë Rrugore në Vlorë dhe forcave të Posaçme Shqiponja është bërë i mundur ndalimi i tyre në hyrje të këtij qyteti.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: Drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini” I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMW” 36-vjeçari M. N., banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”.

 



3 Comments

  1. Bravo policise! Fuhet konfiskuar veturat per kontrolla te ndryshme. Jo per ndonje gje por vetem t’i tregohet matrapazeve se nuk jane mbi ligjin askush. Shyqyr qe nuk paskan qene police kriminel te korruptuar se keta vazhdonin garen.

  2. “E çfarë i duhet Amerikës e Shqipërisë një Lul tjetër. Ai është shumë mirë aty ku është, sepse atë parti ka. Atë parti ka trashëguar, atë parti i ka formatuar Sali Berisha. Ai është qen roje i bizneseve të Sali Berishës dhe i krimeve të Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *