• |
ide | kryesore

E pikasën kamerat e sigurisë: gjendet peshëngritësi nga Uganda që ishte zhdukur në Tokio

-Instant, Sport



Misteri merr fund: është gjetur atleti nga Uganda, i cili u zhduk javën e kaluar ndërsa ishte duke u stërvitur për Lojërat Olimpike të Tokios. Lajmin e ka bërë të ditur Kyodo Neës, që citon burime policore. Julius Ssekitoleko, peshëngritësi që ndodhej në Izumisano, prefektura e Osakas, u zhduk të premten pasi la një shënim në hotelin e tij duke thënë se ai dëshironte të punonte në Japoni pasi jeta në vendin e tij ishte e vështirë.

Dëshmitarët e kishin parë peshëngritësin në stacionin e trenit në orët e para të mëngjesit të së premtes, të njëjtën ditë kur ai duhej të siguronte një mostër prove të Covid-19 dhe ishte mosparaqitja aty që shkaktoi alarmin. Në shënimin e gjetur nga policia, peshëngritësi theksonte se ai nuk dëshironte të kthehej në Uganda dhe u kërkonte drejtuesve të ekipit të tij që t’ia kthenin sendet e tij gruas së tij.

Në fakt, një person që u mendua të ishte atleti ugandas, që u zhduk nga qendra e tij e stërvitjes para-olimpike në Japoninë perëndimore javën e kaluar, u pikas nga kamera e mbikëqyrjes së stacionit të trenit të shpejtësisë së lartë Nagoya, rreth 200 kilometra nga vendi ku ai ishte. Sipas policisë, ky ishte peshëngritësi 20-vjeçar Julius Ssekitoleko dhe nga kjo e dhënë u bë më pas e mundur gjetja e sportistit, që me shumë mundësi do të kthehet nga autoritetet në Uganda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *